E kryer/ Jasir Asani bën ’bingo’, klubi i La Ligas i ofron kontratë dy vjeçare! Gwangju bëhet pengesë

21 Qershor, 14:00| Përditesimi: 21 Qershor, 14:02

  • Share

Jasir Asani gjatë merkatos së verës do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, saktësisht pas Euro 2024. “Mëngjarashi” i Kombëtares ka arritur akordin personal me ekipin nga La Liga.

Sipas shtypit bëhet me dije se Asani ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas.

Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Tashmë mbetet vetëm dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre në mënyrë që të kompletohet ky operacion.

Kujtojmë se 29-vjeçari ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk pritet që skuadra koreane të bëhet pengesë për të, pasi është shansi i vetëm të përfitojë nga shitja e Asanit, në të kundër në dhjetor “mëngjarashi” do të largohej me parametra zero.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?