'E bukura e Adriatikut' rikthehet në Shqipëri, 177 turistë vizitojnë qytetin e Vlorës

19 Maj 2022, 10:56| Përditesimi: 19 Maj 2022, 11:19

  • Share

Kroçera “E Bukura e Adriatikut” është rikthyer sërish në brigjet shqiptare me 177 turistë me kombësi të ndryshme.

Kroçera erdhi nga brigjet e Sarandës dhe po qëndron në Vlorë ndërsa turistët po vizitojnë pikat turistike të qytetit bregdetar.

Nuk është hera e parë që “E Bukura e Adriatikut” vjen në brigjet tona. Shqipëria vijon të rekomandohet si një prej destinacioneve të pushimeve në Mesdhe.

Kroçera “La Belle De L’Adriatique”, me gjatësi 111 metra do të rikthehet edhe herë të tjera në vendin tonë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?