Universiteti Bujqësor i Tiranës

‘E ardhmja u përket të rinjve’, UBT marrëveshje të re! Master ndërkombëtar për Inovacionin e Hapur dhe Sipërmarrjen Rinore në Sektorin e Gjelbër

11 Qershor, 18:19| Përditesimi: 11 Qershor, 18:27

  • Share

Pas marrëveshjes me BOKU-n e Vjenës, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të anëtarësohet në një tjetër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.

UBT do të integrohet në një program të ri akademik me qëllim forcimin e aftësitë e të rinjve për të udhëhequr procesin e ndërtimit të ekosistemeve inovative dhe për të mbështetur një tranzicion të gjelbër dhe më konkurrues të sistemeve ekonomike vendore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Masterin ndërkombëtar të nivelit të parë në Inovacionin e Hapur dhe Sipërmarrjen Rinore në Sektorin e Gjelbër të Mesdheut, një nismë e LUM “Giuseppe Degennaro” i Barit, CIHEAM dhe UBT-së. 

Masteri synon të trajnojë një gjeneratë të re të menaxherëve të inovacionit, të krijojë startup dhe të stimulojë kompanitë private për të marrë pjesë në procesin e tranzicionit të gjelbër drejt modeleve inovative të biznesit, të përfshijë studentë nga vendet e Ballkanit, krijimin e mundësive për punë, që të rinjtë shqiptarë dhe Ballkani t'i shërbejnë territorit dhe ekonomisë vendase.

Diploma në këtë master është e vlefshme për Shqipërinë, Italinë dhe në vendet evropiane, falë bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe LUM.

Për prezantimin e këtij programi të ri akademik, do të mbahet një takim ditën e nesërme në orën 12:00 në ambientet e UBT, i titulluar “E ardhmja u përket të rinjve”.

Në margjinat të takimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, LUM, CIHEAM Bari dhe CIHEAM SG do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e Masterit ndërkombëtar të nivelit të parë në Inovacionin e Hapur dhe Sipërmarrjen Rinore në Sektorin e Gjelbër të Mesdheut.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?