Dyqani ekskluziv i ZARA në Shqipëri, rihap dyert në TEG!

21 Prill 2022, 17:47| Përditesimi: 21 Prill 2022, 18:04

  • Share

Pritja mori fund! Zara rihap dyqanin e saj ekskluziv në Shqipëri këtë të premte! Ky është padyshim dyqani më inovativ Zara në rajonin e Adriatikut, i vendosur në qendrën tregtare TEG. Dyqani i ri Zara, qe ka ngjallur kurreshtje prej disa muajsh, do të shfaqë një imazh krejtësisht të rinovuar, hapësira të reja të ekspozimit të produkteve dhe teknologji inovative për të siguruar cilësinë më të mirë të shërbimit.

Ky dyqan i rikonceptuar është projektuar si një hapësirë e pastër dhe neutrale, ku në qendër të vëmendjes është vetëm moda. Me më shumë se 2800 m2 hapësirë për shitje me pakicë, dyqani i ri shfaq koleksionet e modës për femra, meshkuj dhe fëmijë në dy kate në një koncept arkitekturor të prodhuar tërësisht nga studioja Zara Architecture.

Zara ka krijuar hapësira specifike për produktet më të fundit të saj: si Zara Beauty linja më e re e kozmetikës; koleksioni i pajisjeve sportive Athleticz; dhe një zonë këpucësh dhe aksesorësh në të tre seksionet, për femra, meshkuj dhe fëmijë.

Kësaj hapësire nuk mund t’i mungonte teknologjia më e re nga platforma Zara. Teknologjia do t’ju ofrojë klientëve mundësinë për të shfletuar produktet e dyqanit në internet, për të konsultuar stokun e disponueshëm, për të blerë online dhe për të tërhequr produktet e blera në vetëm dy orë. Gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur risi si pika e grumbullimit të blerjeve on-line me një zonë magazinimi robotike apo shërbimi self-checkout.

Kjo arkitekturë digjitale do të thotë që Zara po ndjek kërkesat e klientëve në kohë reale, duke u ofruar atyre një eksperiencë të re të modës dhe blerjes. Në përputhje me angazhimin e kompanisë për qëndrueshmërinë, Zara në Tiranë ka disa nga sistemet më të avancuara mjedisore eko-efikase.

Tirana East Gate, qendra tregtare më e madhe në Shqipëri vazhdon të rritet në përputhje me kërkesat e klientit dhe dëshirën për t’ju ofruar atyre eksperiencën e qendrave tregtare më novatore në mbarë botën.

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?