Enkelejd Alibeaj

Dy provat që duhet të kaloj ndryshe e me sukses PD!

20 Maj 2022, 22:32| Përditesimi: 20 Maj 2022, 22:36

  • Share

Partia Demokratike, ajo realja ka mundësinë më të mirë për të dhënë prova se është ndryshe  dhe ka një optike ndryshe për Shtetin dhe institucionet:

1. Prova e parë është zgjedhja e Presidentit të Republikës! Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeja ka mundësi të sillet ndryshe nga e kaluara dhe hija e saj që sillet si një ogur i Zi në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës

- Të propozojë kandidat për President dikë që nuk është pjesë e klaneve të njohura brenda PD, që kanë për qëllim ruajtjen e pushtetit dhe kapjen e institucioneve;

- Të propozojë një figurë dinjitoze që nuk duhet të jetë më çdo kusht nga mjedisi politik i PD apo i Opozitës, por mund të jetë nga shoqëria civile, nga familjet e të persekutuarve, me bindje të theksuar liberale të djathta e me përgjegjësit të lartë kombëtare;

- Të bëj një proces transperent për propozimin dhe për zgjedhjen e tij dhe jo si në të kaluarën që bëheshin nëpër restorante, cepa të errëta apo edhe me ndërmjetësime aspak të qarta;

- Të marr pjesë në procesin e propozimeve konsensuale dhe të insistoj deri në fund që Presidenti i ri të jete një figurë konsensuale, mbi palët e për të gjitha palët;

2. Një figurë po aq e rëndësishme në një sistem që po rrëshqet në diktaturë, me një reformë në drejtësi në fazë kautike e tranzicioni është zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Për të ketë fundit- PD- ka të  gjitha mundësitë të zgjedhë:

- Një figurë profesionale, të shquar në fushën e avokatisë, të ketë grada shkencore dhe të ketë studime e publikime  serioze në fushën e drejtësisë, të mos ketë pasur funksione të rëndësishme politike përfaqësuese dhe drejtuese;

- Të mos jetë avokat i familjes e të mos i shërbej elitës politike duke qenë peng në reagime e qëndrime;

- Të ketë një platformë dhe një strategji të mirëfilltë për të mbrojtur të drejtat e minorenëve, për të drejtat e të ndaluarve, të arrestuarve, për kushtet e komisariateve, për kushtet dhe vuajtjen e dënimit të dënuarve të formës së prerë, të ketë një qëndrim për trajtimin e detyruar me ilaçe dhe për cilësinë e shërbimeve spitalore, për diskriminimit dhe po ashtu për dhunimin e grave, mos respektimi dhe marrja në mbrojtje në rastet e parashikuara me ligj!

PD, ka të gjitha mundësitë më këto dy procese tu ofrojnë shqiptarëve një figurë dinjitoze për Presidentin e Republikës dhe po ashtu si Avokat  Populli, një figurë profesionale e me ndjeshmëri të lartë për mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të Njeriut!

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?