Dy mjetet Jet Ski u përplasën në plazhin e Velipojës, humb jetën në spital 19 vjeçari italian (EMRI)

18 Gusht, 15:52| Përditesimi: 18 Gusht, 16:32

  • Share

Një prej italianëve të përplasur sot me Jet Ski në thellësi të plazhit të Velipojës ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas policisë ka humbur jetën Nicola Lorio, 19 vjeç.

'Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicola Lorio, 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.'


Lajmi kryesor:

Po bënin manovra në det, përplasen me Jet-Ski dy turistët italianë në plazhin e Velipojës! Njëri prej tyre humb jetën në spitalin e Shkodrës (EMRI)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?