Durrës, tym në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ , mësuesit ndërpresin mësimin evakuojnë nxënësit

14 Shkurt, 10:09| Përditesimi: 14 Shkurt, 11:34

  • Share

Durres- Mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës është ndërprerë paraditen e sotme. Nga videot e mbërritura në redaksi duken fëmijët të dalin nga shkolla.

'Kur erdhëm, një mësuese na tha dilni përjashta se ka rënë zjarr në kat të parë. Ne u trembëm shumë’ thotë një nxënës.

Nga verifikimi rezulton se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një nga neon në banjon e katit të parë të shkollës, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym.

Për arsye sigurie fëmijët u nxorrën jashtë. 

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.

Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.

1707906004_page.jpg

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?