Gjykata e Durrësit

Durrës/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas, gjykata lë në burg njerkun

29 Shtator 2020, 18:59| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 19:01

  • Share

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg" për L.K., 39-vjeç, i cili akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij, që ajo kishte nga martesa e parë.

Seanca u zhvillua ditën e sotme, ku gjyqtarja Eda Kaja vendosi të lërë në burg, njerkun akuzues me të miturën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 të Shkozetit në Durrës, ndërsa arrestimi i tij nga policia u bë pas denoncimit të nënë e bijë.

Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi dhe ai ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike.

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?