Kultura

Durrës/ 15 artistë ekspozitë kundër dhunës ndaj gruas, kuratorja: Synojmë të rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat tona

2 Dhjetor 2021, 19:01| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 19:02

  • Share

“Bëje botën portokalli” është ekspozita e hapur në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia” ku 15 artistë durrsakë u bënë bashkë për një kauzë të rëndësishme.

“Ekspozita prezanton veprat e 15 artistëve, të cilët sot e bën këtë kauzë akoma më të rëndësishëm duke sjellë para nesh artin e tyre”, tha Alketa Tragaj, kuratore e ekspozitës.

Tablotë e punuara në teknika të ndryshme, por që në qendër të tyre kishin gruan dhe ku dominonte ngjyra portokalli, përcillnin mesazhin e fortë se një shoqëri është më e mirë dhe më e emancipuar kur nuk ekziston dhuna ndaj grave.

“Përmes kësaj ekspozite ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të drejtën e grave dhe vajzave për të jetuar të sigurta dhe të kontribuojnë kundër dhunës”, tha Alketa Tragaj, kuratore e ekspozitës.

Duke marrë shkas nga lëvizja shumë e njohur vitet e fundit, nënkryetarja e  prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Clarisse Pásztory mori pjesë duke i dhënë rëndësi motos se gjithsecilit prej nesh duhet të jetë tashmë “jo unë” dhe jo vetëm në 16 ditë, por në 365 ditë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 10 dhjetor duke u përpjekur të përcjellë mesazhet kësaj radhe nëpërmjet ngjyrave dhe figurave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?