I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë

30 Korrik, 12:35| Përditesimi: 30 Korrik, 13:01

  • Share

Dritan Dajtit i dënuar për vrasjen e katër policëve, kërkoi verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg në një tjetër seancë gjyqësore që u zhvillua këtë të martë në Elbasan.

Me shumë gjasa, gjykata do të shprehet më 13 shtator, kur dhe u caktua seanca tjetër. Në seancën e kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i burgut të Peqinit dhe u paraqit me vonesë, Glenda Zeneli, përfaqësuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Megjithatë seanca për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës, vazhdoi.

Dajti nga ana e tij që në fillim ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetëm të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç regjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me regjistrimin video të këtij procesi. Por kërkesa e tij sipas gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për regjistrim audio dhe video.

Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEDP Peqin nuk është llogaritur saktë. Aktualisht në burgun  e sigurisë së lartë të Peqinit, ai do deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Ishte Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Më 27 korrik Dajti, mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Dajti u pa me syze të zeza, veshur me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe i bashkë-prangosur me një nga efektivët që e shoqëroi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jaho: 30/07/2024 14:52

    PER VRASJEN E 4 POLICEVE,,,CFARE DENIMI MERRJE NE KOHEN E ENVER HOXHES ,,??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?