Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta në Serie A. Siç raporton Sky Sport, në fakt ka kontakte të vazhdueshme mes klubit nga Bergamo dhe Al Rayyan të Katarit, të cilët dëshirojnë të blejnë mbrojtësin shqiptar të lindur në vitin 1993.
Pas gjashtë sezoneve radhazi te Atalanta dhe nëntë sezoneve në Itali, Gjimshiti mund t’i thotë lamtumirë Serisë A dhe të transferohet në Katar. Në fakt janë duke u zhvilluar disa kontakte që kapiteni i Kombëtares të kalojë te Al-Rayyan. Ai ende nuk ka dhënë dakordësinë finale për të bërë këtë kalim, por oferta sa i perket kontratës dhe rrogës duket të jetë e majme.
Vleresimi i kartonit nga Atalanta shkon në 10 milionë euro. Priten zhvillime të tjera nëse do të mbyllet ose jo një marrëveshje mes palëve. 31-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026.
S.DH/ReportTv.al