Berat Gjimshiti ka një ofertë të majme nga Katari, gjë që është pranuar edhe nga zyrtarët e Atalantës. Megjithëse nuk e ka dhënë ende dakordësinë, mbi tryezën e bergamaskëve qëndron një pistë për të përfituar deri në 15 milionë euro, teksa kapiteni i Kombëtares do firmoset kontratën e jetës sa i përket aspektit ekonomik personal.
Diçka e tillë është pranuar edhe nga Luca Percassi, zyrtari i Atalantës që tregon se Berati e ka folur diçka të tillë ndershmërisht me klubin. Ky i fundit ka treguar se Gjimshiti mund të përfundojë në Katar, megjithëse për momentin tregon se situata nuk ka shkuar deri te bisedimet e fundit.
“Konfirmoj interesimin e Al Rayyan nga Katari për Gjimshitin. Në media doli dje, por ka pak kohë që ka ndodhur. Është e rëndësishme për ne, vetë Berati erdhi të na flas për këtë situatë me shumë ndershmëri. Tani për tani, nuk ka asgjë konkrete, është interesim”, tha Percassi.
31-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e 2026 dhe vlera e tij në treg është 10 milionë euro.
S.DH/ReportTv.al