'Fatos Nano i dënuar politik', Rama nga SHBA: Urdhri u dha nga partia në pushtet!  Pandëshkueshmëria ka marrë fund, politikanë të dënuar e në hetim

26 Tetor, 18:11| Përditesimi: 26 Tetor, 18:43

  • Share

Nga SHBA, në takimin me shqiptarët, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi.

Drejtësia ishte pazar i madh edhe e pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim e emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar për vendin. Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur në çdo sektor dhe era re e shtetit fryn gjithnjë e më fort falë bashkëpunimit me SHBA dhe BE. Në vetëm një dekadë ne kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshme kombëtar duke shënuar rritjen më të lartë relative në rajon, kemi trefishuar pagën minimale dhe pagën mestarë 900 euro. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë, të parën, qysh prej themelimit te shtetit shqiptar në 1912. Gjithë shqiptarët edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori, që të shohin se qysh prej 1912, për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin polik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë. Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministrat e kohës së diktaturës deri te Fatos Nano, kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëminore shqiptarë, ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet.


Lajmi kryesor:

Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?