Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi Foto: Kel Marubi 1930

Drejt Punës
Periferi

Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave

19 Korrik 2022, 10:57| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 10:53

  • Share

Krijueset e xhubletave, endëset e pëlhurave të mëndafshta, thurëset e durueshme të qilimave, qëndistaret e stolive të arta, që sot e tutje Shqipëria duhet të shpalosë durimin dhe artin femëror të punëve të bukura për të hyrë përfundimisht në shtëpinë që meriton dhe ëndërron: Bashkimin Europian. Një qëndistare shqiptare hedh fillin në perfektësinë e formave dhe ngjyrave dhe njëkohësisht ëndërron. Punon, prodhon bukuri dhe ëndërron. Këtu duhet ta marrim të gjithë frymëzimin për të mos u tërhequr më me forcë nga asnjë pushtet i botës së nënposhtme si komunizmi enverist, apo forcat dhe individët shkatërrimtarë të tranzicionit postdiktaturë. Qëndistarët e sotëm janë të rinjtë e të rejat, njerëzit e administratës, politika dhe të gjithë jashtë dhe brenda saj, që ndërtojnë strukturat e shtetit në internetin e pamatë dhe e vendosin në përdorim të qytetarëve si të ishte Epitafi modern i Gllavenicës, thurur me ar dhe mëndafsh. Po aq i bukur, i saktë dhe mistik duhet të jetë Shteti shqiptar Europian.

Nisim sot Negociatat me Bashkimin Europian, me zemrën pulsante nga ku rrjedh gjaku dhe jeta jonë. Në këtë foto të bukur të Kel Marubit të vitit 1930 qëndrojnë bashkë At Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi, në këtë foto është bukuria e shpirtit dhe dëshira e madhe e shtetformimit shqiptar. Arti dhe mendja, Arti dhe eleganca, dija, mendimi, logjika, dëshira dhe ëndrra, të gjitha bashkë. Qëndruan fort dhe bukur derisa errësira dhe forca e nënposhtme i zhduku për 45 vite të rënda izolimi dhe mungese totale lirie. Nuk flasim për ata që jetuan mirë dhe krijuan të lumtur edhe në kafaz. Flasim për një popull të tërë që përbëhet prej mijëra ngjyrash, prej miliarda mendimesh e krijimesh. Ajo që u shua, sot jeton dhe është gati të vazhdojë fillin e këputur nga drapër e çekan.

Tani, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për artin e njerëzve të saj të mrekullueshëm. Janë mes nesh, punojnë, krijojnë. Shqiptarët kanë nevojë për qetësinë, sigurinë, rregullat dhe respektin, pastaj ata (ne) dinë ta rimëkëmbin veten. Si europianë!

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?