Genoa 1-1 Roma

Interi barazim të dhimbshëm, zikaltërit lëshojnë kreun e Serie A! Gjimshiti titullar, Atalanta përmbys 3-2 Fioren! Roma e bën dramë në Genoa, Napoli 'poker' në udhëtim

15 Shtator, 15:20| Përditesimi: 15 Shtator, 22:53

  • Share

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me ditën e dytë të ndeshjeve të raundit të katërt, aty ku Interi lëshoi kreun pas barazimit 1-1 në fushën e Monzas. Gjithçka nisi në mesditë, me Genoan që barazoi 1-1 me Romën. Ndërkohë që Atalanta fitoi 3-2 me përmbysje kundër Fiorentinës. Torino dhe Leçe barazuan 0-0, teksa për miqtë Medon Berisha ishte më i miri në fushë. Napoli ia doli të merrte pikët e plota me "poker" duke mundur 0-4 Cagliarin.

Në "Ferraris", Genoa dhe Roma u ndanë në paqe 1-1, teksa fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtetë për miqtë, që pësuan gol në sekondat e fundit. Përballja nisi në ekuilibër dhe për të zhbllokuar duelin mendoi Dovbyk. Gjatë një rrëmuje në zonë ukrainasi e shtyu sferën në rrjetë. Duhej një kohë e gjatë që VAR të konfirmonte golin, për të bërë që sulmuesi i ri i Romës të gjente golin e parë sezonal. Në minutën 90+5 trajneri i Romës, Daniele De Rossi doli me karton të kuq dhe fill në aksionin e radhës Genoa barazoi 1-1 me De Uinter.

Në Bergamo, Atalanta e ka kthyer në festë ditën e inaugurimit të stadiumit të rikonstruktuar duke mundur 3-2 Fiorentinën me përmbysje. Më interesant është fakti se pestë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Gjithçka u zhbllokua nga Martinez Quarta për miqtë pas 15 minutave lojë. Pa kaluar shumë, Retegui vendosi ekuilibrat në 1-1.

Duhej Kean që të gjente sërish golin për "Violat" në të 32 minutë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte me surpriza. Në të 45 minutë De Ketelaere barazoi shifrat, ndërsa një minutë më vonë (shtesë) ishte Lookman që shënoi një gol për t'u mbajtur mend. 3-2 dhe tri pikë për Atalantën, që në fushë për 90 minuta kishte Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares u rikthye nga dëmtimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës me ndërhyrjet deçizive.

Antonio Conte ka rikthyer Napolin në identitet, me të kaltrit që kanë siguruar fitoren e tretë radhazi në Serie A. Napoletanët e nisën keq sezonin pas humbjes me Veronën, por u përgjigjën me nëntë pikë radhazi duke mbajtur kreun e renditjes.

Napoli ia doli të fitonte 0-4 kundër Cagliarit në Sardegna dhe heroi i takimit padyshim që ishte Lukaku. Belgu asistoi dy herë për Di Lorenzon dhe Kvaratskhelian, para se në minutën e 70-të të shënonte vetë golin e tretë. Në fund kishte vend edhe për golin e Buongiornos. Për vendasit në stol qëndroi portieri i Kombëtares, Alen Sherri.

Pas javës së katërt Interi ka lëshuar kreun e Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë barazuan 1-1 në "Brianteo" kundër Monzës. Nga fillimi këtë duel për zikaltërit e nisi edhe Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares që u zëvendësua në minutën e 74. Ishte Monza që zhbllokoi ndeshjen me Mota në minutën e 81, para se Dumfries të barazonte gjithçka dy minuta nga fundi. Tanimë Napoli kryeson renditjen me nëntë pikë, një më shumë se Inter dhe Juventus.

Serie A, raundi 4:

12:30 Genoa 1-1 Roma

15:00 Atalanta 3-2 Fiorentina

15:00 Torino 0-0 Leçe

18:00 Cagliari 0-4 Napoli

20:45 Monza 1-1 Inter

Renditja:

Ora 22:40
Monza trondit Interin, vetëm 1-1 në 'Brianteo'! Asllani luan 74 minuta, zikaltërit lëshojnë kreun


Pas javës së katërt Interi ka lëshuar kreun e Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë barazuan 1-1 në "Brianteo" kundër Monzës. Nga fillimi këtë duel për zikaltërit e nisi edhe Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares që u zëvendësua në minutën e 74. Ishte Monza që zhbllokoi ndeshjen me Mota në minutën e 81, para se Dumfries të barazonte gjithçka dy minuta nga fundi. Inter u duk se e kishte mendjen në Champions League, teksa në mesjavë gjejnë Man. Cityn dhe më pas Milanin në kampionat. Tanimë Napoli kryeson renditjen e Serie A me nëntë pikë, një më shumë se Inter dhe Juventus.

Ora 20:08
GOLAT/ Lukaku shkëlqen me një gol dhe dy asiste, Napoli fiton 0-4 kundër Cagliarit! Sherri në stol


Antonio Conte ka rikthyer Napolin në identitet, me të kaltrit që kanë siguruar fitoren e tretë radhazi në Serie A. Napoletanët e nisën keq sezonin pas humbjes me Veronën, por u përgjigjën me nëntë pikë radhazi duke mbajtur përkohësisht kreun e renditjes.

Napoli ia doli të fitonte 0-4 kundër Cagliarit në Sardegna dhe heroi i takimit padyshim që ishte Lukaku. Belgu asistoi dy herë për Di Lorenzon dhe Kvaratskhelian, para se në minutën e 70-të të shënonte vetë golin e tretë. Në fund kishte vend edhe për golin e Buongiornos. Për vendasit në stol qëndroi portieri i Kombëtares, Alen Sherri.

Ora 17:16
VIDEO/ Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta përmbys 3-2 Fiorentinën


Në Bergamo, Atalanta e ka kthyer në festë ditën e inaugurimit të stadiumit të rikonstruktuar duke mundur 3-2 Fiorentinën me përmbysje. Më interesant është fakti se pestë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Gjithçka u zhbllokua nga Martinez Quarta për miqtë pas 15 minutave lojë. Pa kaluar shumë, Retegui vendosi ekuilibrat në 1-1.

Duhej Kean që të gjente sërish golin për "Violat" në të 32 minutë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte me surpriza. Në të 45 minutë De Ketelaere barazoi shifrat, ndërsa një minutë më vonë (shtesë) ishte Lookman që shënoi një gol për t'u mbajtur mend. 3-2 dhe tri pikë për Atalantën, që në fushë për 90 minuta kishte Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares u rikthye nga dëmtimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës me ndërhyrjet deçizive.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?