Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.
Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.
Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë. Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut. Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.
Simptomat e toksicitetit të zinkut
Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.
Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
-Të përziera
-Të vjella
-Dhimbje stomaku
-Diare
-Konstipacion
Dozat e zinkut sipas moshës:
-Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë
-Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë
-Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë
-Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë
-Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë
-Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë
-Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë
S.B/ReportTv.al