Dosja e SPAK/ Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë e Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015 (DOKUMENTI)

16 Qershor, 17:22| Përditesimi: 16 Qershor, 22:15

  • Share

Sipas një dokumenti që ndodhet në dosjen e SPAK për ish zv/kryeministrin rezulton se Arben Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave.

Nga dokumenti i publikuar nga  portali ''Prapaskena'' bëhet fjalë për një kthim përgjigje të autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018 ku ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës.

Sipas dokumentit, të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Ahmetaj dhe Gjokaj dalin nga territori i Shqipërisë përmes Kakavijës, më datë 10 korrik 2018 në ora 11:34.

'Më datë 10.07.2018 shtetasit Arben Ahmetaj dhe Artan Gjokaj dalin nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Kakavjijë në orën 11.34 në drejtimin e mjetit me targa AA 534 PF dhe më datë 11.07.2018 kthehet me të nëjjtin mjet, në orën 14.19 nga e njëjta PKK vetëm shtetasi Artan Gjokaj.', thuhet në dokument.

Sipas të dhënave të letërporosisë nga autoritetet gjyqësore të Maltës, në përgjigje ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, del se Ahmetaj shpenzoi 93 500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës për blerje fishash në korrik 2018, për të cilat nuk ka asnjë regjistrim që janë ri-tërhequr nga arka.

Sipas letërporosisë, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e deklaruar veten si Ministër Financash, gjë e cila konfirmohet nga Kazino Dragonara.

Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka.

Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, bosët e inceneratorëve, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati, ndërsa GJKKO ka vendosur masë sigurie arrest me burg.

Po kush është Artan Gjokaj dhe çfarë e lidh me Arben Ahmetajn? Artan Gjokaj është një nga njerëzit më të besuar të Arben Ahmetajt. Ai ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin. Artan Gjokaj rezulton se ndodhej edhe në makinë me Arben Ahmetajn kur ndodhi aksidenti në autostradën Tabanoc-Kumanovë, rruga që lidh Serbinë me Maqedoninë e Veriut. Nga një mësues në Gjirokastër, Artan Gjokaj rezulton me biznese dhe që blen pasuri qindra mijëra euro, ndërsa emri i tij del në pah edhe në ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Financave. Gjokaj është akuzuar edhe nga banorët e fshatit Picar të Gjirokastrës se fshihet pas njē hidrocentrali.
Në lëvizjet dhe manovrat e ish ministrit Arben Ahmetaj që sipas SPAK ka bërë për të kamufluar tre vila dhe dy apartamente, del në pah edhe Artan Gjokaj, i cili  u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022. 

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SUZANA: 17/06/2024 17:21

    Si ka mundesime gjithe keto maskaralleqe dhe poshtersira qe I kane bere ketij populaire, vazhdojne jetojne jete superluksoze ne Zvicer e kudo ku jetojne. Ata quhen tradhetare te Shqiperise dhe popullit dhe duhet te marrin ndeshkimin e merituar. Si mund ti jape azil Zvicra? Ata duhet ta sjellin ne Shqiperi, apo ju interesojne paret e pallogaritshme te Ahmetaj me shoke?

    Përgjigju
  • A...Zh: 17/06/2024 16:37

    Vemje e ndyre!

    Përgjigju
  • noni: 17/06/2024 16:04

    zv. kryeministri socialist luan kumar ne kazino!

    Përgjigju
  • Mjeranet: 17/06/2024 09:51

    Keshtu jane te gjithe keta hajduter spiuna qelbesira

    Përgjigju
  • politikani shqiptar..: 17/06/2024 08:49

    CFARE KE O POPULL,, NE PER JU MENDOJME...NUK NA ZE GJUMI NATEN PER JU...

    Përgjigju
  • timi: 17/06/2024 08:30

    legen burr

    Përgjigju
  • Ortejjj: 17/06/2024 00:57

    Me shume harxhon i madhi avion...

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2024 00:25

    E pse te mos i luante 93 mije euro ne kazino,se mos i kishte me djerse,qyl i kishte?! Edhe une kur gjeta nje here 5 $ i luajta ne llotari,rifitova 4 e humba 1.Po ky i humbi te gjitha,apo fitoi ndonje gje,se kur fiton nje shume te caktuar duhet t'a deklarosh per taksa.

    Përgjigju
  • Lopa: 17/06/2024 00:11

    Pra Ahmetaj hynte e dilte neper Kazino si minister, i financave madje, por kreu i qeverise hic ne kishte dijeni! Hajde se Tahiri qe cilimi kur bridhte me skaf ne M.Zi, po Beni? Tigri??? Edhe me pak se kaq do bente te skuqej edhe me maskarane por ne rastin e K-Rromes... ec e varja

    Përgjigju
  • Jola: 16/06/2024 22:38

    Ju befshin ilace ketej dhe te gjithe atyre qe kane ngrene dhe hane akoma prej ketij!

    Përgjigju
  • Gent: 16/06/2024 20:46

    Ku ka rracë më të poshtër se komunistët, socialisto rilindas. Demagogë dhe hajdutë. Predikojnë barazi mes klasave por në fakt e uroojnë shtresën e varfer dhe të mesme

    Përgjigju
    • Për Turin: 17/06/2024 06:21

      Po Saliu nuk është më i mirë, sepse ai e lejoi ato vitet e para 1992-1997. Më pas kanë qenë këza specialistat në pushtet. O zotëri ata qe janë antikoministë skanë lidhje me Salinjtë e me tipa si ty

    • Turi: 16/06/2024 21:23

      Ne fakt ke te drejt per komunistat shiko saliun nje ish komunist,shiko ahmetaj qe yri ne ps nga radhet e sali komunistit.

  • Real: 16/06/2024 19:36

    Bota demonkratike i jep azil sepse nuk i intereson drejtesia por parate e horrave,pavaresisht se ja kane grabitur popullit me te varfer te europes. Edhe na mbajne leksiome lirie dhe demokracie! Pttu flaken meriton cdogje.

    Përgjigju
    • Real: 17/06/2024 00:53

      Jo real seshte ashtu, azili u jepet atyre qe u rezikohet jeta ose liria. Ai ka permendur emra prandaj dihet qe ne shqiperi smund ta gjukojne ne paanshmeri. Prandaj dhe sala flet nga ballkoni, the erion veliaj e edi Rama rine te qehte. Pse spak nuk merr bajgat qe vjedhin votat por vetem ale belerin qe duhet te futet ne burg per jete per vrasjen e herronjve tane. Shqiperine e duan plere prandaj futen ne burg fukarejt we skane leke per drita dhe sngacmohen ato qe vjedhin miliona… doli nga burgu keshilltarja e ahmetajt I mori dhe leket mbrapsht, por ato qe i moren jane akoma ne burg. Seshte krim me I madh tja marresh shtetit se nje hajduti???

  • Lesh e Li: 16/06/2024 19:32

    Nuk e kuptoj pse interpoli bjen kta fakirat nga jashte qe kan shku me u msheh prej hasmit e kyt mutmutin ahmetaj nuk e arreston e me pru me forc!!

    Përgjigju
  • Jam ai: 16/06/2024 17:56

    Tani del ne pah horrlleku i ish ministrave te kabinetit qeveritar kur prishen raportet politike e hidhen ne mes te 4rrugeve. Sa bukur Edi sa Bukur... edhe i mbronte me mllef Edi me shoke... ju duheni kapur me sali e me ilir e me edi rama tju rrjepesh lale nga i pari te i fundit... gjakpiresa te ketij kombi...

    Përgjigju
    • Mato: 16/06/2024 20:45

      E ke thare, duhen rrjepur po me popull idiot qe jemi nuk ka ne bote

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?