Dosja K/ Bepin Gjuraj piktori gjeni që e vranë për një vesh rrush

10 Shtator, 21:47| Përditesimi: 11 Shtator, 07:47

  • Share

Historia tragjike e djaloshit Shkodran që regjimi i mohoi fillimisht shkollimin e më pas i mori jetën për një motiv krejt banal. Lidhja e tij me piktorin Lin Delija dhe  rrëfimet  emocionuese të nënës së tij Zina Gjuraj.

Ditën që ktheheshin në shtëpi, nga kampi i internimit Tepelenë, fëmijët e Pjetër Delisë, nga Shkodra, mendonin se ferrin e kishin lënë pas e tashmë mund të ecnin përpara. Ishin të rrënuar, të dobët, të uritur.

Dy vite jetë në atë kamp internimi e kishin parë me sy vdekjen dhjetëra herë. Kishin mbijetuar e mbase fati do t’u buzëqeshte në vijim. Zina vajza e madhe e familjes Delia, ishte rreth 11 vjeç. Një pjesë të fëmijërisë e kishte kaluar në kamp.

Tashmë në Shkodër do të jetonte disa vite më të qeta e në fund të adoleshencës do të njihte edhe njeriun e jetës, me të cilin do të krijonte familje. Shoku i saj i jetës, mësuesi Rrok Gjuraj vinte po ashtu nga një familje që regjimi e kishte cilësuar armike.

Vetë Rroku ishte arrestuar kur ishte ushtar dhe ishte burgosur për dy vite në Gjirokastër. Pas martesës, Zina do e ndiqte bashkëshortin e saj në rrugëtimin e karrierës së tij të mëvonshme si mësues në fshatra të thella.

Familja do të rritej dita-ditës e mes tyre do të spikaste djali i madh, Bepini, i cili falë talentit si piktor e kishin cilësuar si gjeni. Por fati i atij djaloshi ishte tragjik dhe njëkohësisht plaga më e madhe në jetën e Zinës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?