Dorëheqja e Rrumbullakut/ Fatjon Softa: E ka paraqitur edhe herë të tjera, por nuk është pranuar! Është ndryshim ligjor, jo politik

6 Shtator, 18:21| Përditesimi: 6 Shtator, 18:40

  • Share

 

Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa largimi nga detyra e Muhamet Rrumbullaku si drejtori i përgjithshëm i policisë është pjesë e ndryshimit ligjor që ka përfshirë policinë e shtetit dhe nuk ka lidhje sipas tij me një vendim politik.

Më tej Softa thekson se Rrumbullaku ka paraqitur edhe herë të tjera dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar.

'Së pari jemi në zbatim të ndryshimit ligjor. Ka një ndryshim për ligjin e policisë. Një nga kriteret që drejtuesi do zgjidhet me konkurrim me 3 kandidatë ku ka disa kritere. Garë jo me emra por me platforma. Zoti Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, sepse ishte një ligj, u propozua nga zoti Balla dhe ka hyrë në fuqi. Këto ndryshime sollën dorëheqjen e zotit Rrumbullaku. Është ndryshim ligjor, jo politik. Është një sërë ndryshimesh, largimesh, dorëheqjesh. Do ketë një komision ad hoc që do zgjedhi drejtuesin.

Vendi i parë i propozohet kryeministrit që jep aprovimin. Shpresoj që edhe zoti Rrumbullaku të jetë pjesë e garës. Rrumbullaku është një aset i policisë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk mund të jetë një individ përcaktues, është një skuadër e madhe. Kjo është pjesa e dukshme, e brendshme zoti Rrumbullaku ka dhënë disa herë dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar.'

Ndërsa gazetari Sokol Dema thekson se Rrumbullaku ishte një drejtuesi i hekurt për policët dhe efektivët por për qytetarët ishte një drejtuesi i suksesshëm.

'Kjo gjë do të ndodhte. Ligji që ka hyrë në fuqi e bënte të detyrueshme të ndodhte. Ka ndër personazhet që e ka hartuar. Bëhet fjalë për një ligj që i jep mundësi ministrisë së Brendshme për herë të parë të bëhet garë. Të vijnë njerëz që e meritojnë. Në këto kushte Rrumbullaku është tërhequr. Nga sot kanë 7 ditë afat të gjithë ata që e konsiderojnë veten garues.

Pastaj mblidhet komisioni me këto garues dhe i çohet emri kryeministri. Gjithçka do jetë me konkurs. Në dukej ligji garanton garën. Ky ligj, nëse zoti Rrumbullaku ka qenë hartuesi, një pjesë të mirë të drejtuesve të policisë nuk i ka lënë të kënaqur. Mund të kemi drejtorë që mund të zbresin në detyrë.

Zoti Rrumbullaku drejtuesi i qytetarëve, do hyjë në historinë e drejtorëve të suksesshëm. Ka rënie të kriminalitetit deri tek siguria e më gjerë. Por të njëjtën gjë nuk do e thoja për Rrumbullakun si drejtues i policëve. Këto vite janë përballur në sezonin veror me orë shtesë, pa pushime. Do e konsideroja si drejtues të hekurt. Kjo nuk e heq rolin e tij si drejtues të suksesshëm.'


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Marklen Hakës/ Gazetari Sokol Dema: U kap tek banesa e një të afërmi! Softa: Shpresoj të kthehet në bashkëpunëtor


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?