Tetori rozë

Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar

1 Tetor, 08:52| Përditesimi: 1 Tetor, 08:57

  • Share

Ajo është e rezevuar, me sy blu të thellë ajo nuk e shpreh për të gjithë gëzimin por as mërzinë. Vishet me sqimë! Gjithmonë elegante. Kur e sheh tek kalon me çanta plot me veshje ngarkuar, duket sikur vjen nga shooping dhe nuk kuptohet është në punë apo e bën këtë për hobby.

Kohët e fundit duart i ka të zëna me zarfe të mëdha testesh laboratorike e ekzaminime radiologjike. Vështrimi i është bërë më i thellë. Jeta i ndryshoi kur dëgjoi diagnozën, por ajo nuk e shpenzon kohën me pyetjen: Pse mua? Kanceri i gjirit nuk zgjedh.

Duket e fortë dhe është e fortë, vetëm natën e mbulojnë pyetjet, ka frikë për veten, për vajzën. Nuk guxon të mendojë si do të duket pas kimios, po pas operacionit. Por nata kalon, gjithmonë pas saj del dielli. Kur zbardh dita ajo është prapë ajo gruaja që përballon gjithçka.

Ajo nuk dorëzohet, ajo ka një betejë për të fituar… Ajo është njëra nga ne… Ajo është një Yll, ajo është Stela….

Çdo 19 sekonda, në botë, një grua diagnostikohet me kancer gjiri. Por pas çdo numri është një histori njerëzore, një familje dhe shoqëri që qëndron pranë tyre. Muaji Tetor për shumë njerëz nuk është thjesht një fjongo rozë, por një udhëtim i mbijetesës, forcës dhe shpresës.

"Pavarësisht se çfarë, jeta vazhdon. Unë refuzoj të lejoj që kanceri të më kontrollojë”, thotë  Amy Robach gazetarja amerikane 51 vjeçare e cila e ka fituar betejën me kancerin e gjirit.

Ndërsa hyjmë në muajin e ndërgjegjësimit, është koha për të reflektuar mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, mbështetjes dhe shpresës për miliona gra në mbarë globin.

“Ndërgjegjësimi është hapi i parë në betejë, por veprimi është ai që sjell ndryshim”, thotë Dr. Susan Love, një pioniere në fushën e kërkimit të kancerit të gjirit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?