Doni flokë të gjatë, plot volum e shkëlqim? Ylli Merja tregon sekretin/ 7 maskat më të mira në shtëpi

13 Maj, 15:28| Përditesimi: 13 Maj, 16:03

  • Share

Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët, të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat dhe shpesh për shkak të erës, diellit, ujit apo faktorëve të tjerë si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm flokët dëmtohen, dobësohen dhe bien. Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur. Por shumë prej nesh e dinë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi. Trajtimi i flokëve në shtëpi mund të jetë shumë efektiv për të patur flokë gjithnjë e më të shëndetshëm, pa yndyrë, plot jetë, pa zbokth, pa maja të djegura dhe mbi të gjitha si të luftojmë rënien dhe të kemi flokë të gjatë plot shkëlqim. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon produktet natyrale që të gjithë mund t'i përdorim si mënyrë alternative për të patur flokë të shëndoshë për t’u patur zili.

“Eshtë shumë e rëndësishme që së pari të njohim shkaktarët e dobësisë së flokëve dhe rënies së tyre” thekson Merja, duke treguar disa prej shkaktarëve kryesorë:

  • -  Mungesa e mikroelemente (zink, hekur, kalcium, nutrientë) anemia
  • - Çrregullimet hormonale, tiroide
  • - Sëmundjet autoimune dobësojnë flokun
  • - Vitaminat B, E, D, biotina të ulura në vlerë
  • - Kriprat e shumta në skalpin e flokut gjatë verës
  • - Ankthi, çrregullimi i qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës
  • - Uji i nxehtë gjatë larjes shton yndyrën në flok
  • - Shtrëngimi i flokëve me llastik
  • - Pakujdesia për ushqimin e veçantë të flokut

"Ashtu si një njeri i sëmurë do një ushqim të veçantë, edhe floku kërkon një trajtim të tillë" thekson Ylli Merja, duke na dhënë disa formula dhe maska tepër efikase për problematika të ndryshme me flokët.

Formulë e përgjithshme për flokët e dobët, të djegur

  • - Presim majat e flokëve të djegur dhe flokët dyshe në gjatësi 5-8 mm
  • - Përziejmë 2-3 lugë gjelle qumësht me 1 lugë gjelle miell tërshëre, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1/2 lugë gjelle fara liri

Kujdesi për flokët e thatë

  • - Në flokët e thata qelizat e fibrave hapen si gojëza dhe floku duket i ashpër dhe i çrregullt
  • - Mos e thani flokun me ajër të nxehtë
  • - Për flokët e thata që duken si të zbehtë pa shkëlqim përzieni 1/2 lugë kafeje vaj recini, 1/2 lugë kafeje vaj kokosi, 8-10 pika esencë rozmarine. Nga ky vaj lyeni flokun pasi e keni larë
  • - Për larje përdorim shampo me rozmarinë dhe sherebel

Kujdesi për skalpin e kokës dhe rënien

  • - Kur floku bie shumë dhe skalpi i kokës dhemb grijmë një kokërr qepë, 1 limon dhe 1 lugë çaji uthull molle. E mbështjellim gjithë skalpin e kokës me këtë maskë dhe e lëmë për një orë. Më pas shplani flokun dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Pasi thahet vendosim mbi skalp 1/2 lugë kafe nga përzierja e vajit të recinit me kokos dhe rozmarinë.

Kujdesi për flokë me zbokth

  • - Kur floku ka zbokth dhe skalpi ka kruarje, përziejmë së bashku: 1.5 lugë gjelle miell tërshëre, 1 lugë miell bajamesh të qëruara, 1-2 lugë gjelle uthull molle dhe 1,5 lugë gjelle vaj ulliri. Këtë maskë e lëmë mbi flokë 20~25 minuta
  • - Përdorim shampo me livando dhe sherebelë, kokën e lajmë duke masazhuar skalpin

Kujdesi për flokët e thinjur

  • - Flokët ngjyrë gështenje janë thinjur, përziejmë: 1 lugë çaji miell nga arrat e njoma të gjelbra (1 kokërr), 1 lugë çaji vaj kokosi, 1 lugë supe mjaltë, 1 lugë çaji uthull molle. Lihet maska mbi flokë 20-25 minuta, lahen flokët dhe pas tharjes vendosim në flokë 4-5 pika rozmarinë dhe 1 lugë kafeje vaj kokosi.
  • - Flokë ngjyrë të zezë të thinjur, përziejmë: 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj kokosi, 1 frut qingle ose 1 lugë gjelle frut me ngjyrë të zezë, 1 lugë çaji uthull molle. Maska lihet 25-30 minuta, shplahen flokët dhe pas tharjes vendosim 4-5 pika vaj rozmarine dhe 1 lugë kafe vaj kokosi.
  • - Flokët e kuq janë dobësuar dhe për të ruajtuar pigmentimin e tyre përziejmë: 1 lugë supe miell karote, 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj kajsie ose bajame dhe 1 lugë lëng qepe të kuqe. Vendoseni maskën mbi flokë, lëreni 30 minuta, më pas shplani flokët dhe pasi thahet floku vendosni 1 lugë kafeje vaj kajsie ose bajame.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?