Donaldi dhe Bora janë bashkuar? Pamjet e fundit tregojnë çfarë po ndodh me dyshen

17 Maj 2022, 09:10| Përditesimi: 17 Maj 2022, 09:18

  • Share

Donaldi dhe Bora Zemani janë bashkuar? Kjo nuk është konfirmuar ende nga çifti, megjithatë pamjet e tyre bashkë kanë ngritur këto dyshime. Në sfilatën e sitilistit të njohur Valdrin Sahiti, aktori shfaqet krah Borës. 

Dysha ka qenë kryefjalë e mediave rozë. Donaldi pas daljes nga shtëpia e Big Brother i ka dërguar herë pas here mesazhe publike për një bashkim dhe mesa ia ka arritur të rikthejë Bora Zemanin në krahët e tij, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.

Nuk është hera e parë që përfliten për ribashkim. Jo më larg se para disa ditësh u raportua se Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka pasur në Kosovë. Valdrin Sahiti është një nga krijuesit e modës më të njohur shqiptar në botë. Kujtojmë se ai ka veshur një nga emrat më të njohur te industrisë së muzikës në botë, Beyonce.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?