Donald Trump: 640 ushtarë amerikanë do vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë

10 Qershor 2020, 08:35| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 08:39

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se rreth 640 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të japin kontributin e tyre në KFOR.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

Lexoni këtu letrë e plotë

Komento

Komente

  • Shkodrani: 10/06/2020 08:41

    Mire bejne qe qendrojne sepse situata qesharake e qeverive dhe ajo kulturore e vendit qe po radikalizohet cdo dite e me shume kane nevoje per nje xhandar perendimor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?