Grupi ukrainas

'Do gjej rrugën për në shtëpi edhe kur gjithçka të jenë shkatërruar', kënga prekëse e Ukrainës në 'Eurovision'! A është favorite për të fituar?

10 Maj 2022, 11:45| Përditesimi: 10 Maj 2022, 11:48

  • Share

Nuk është një çudi që Ukraina është në krye të listës për të fituar festivalin e rëndësishëm muzikor, "Eurovision", pas agresionit rus.

Grupi 'Kalush" pritet të emocionojë publikun e festivalit në mbarë botë me kengën dedikuar dashurisë së nënës.

Është një këngë folk-rap e kënduar tërësisht në gjuhën ukrainase, ndërsa kujtojmë se grupi lajmëroi se do të performonte në festival vetëm disa ditë përpara pushtimit.  Ata do të performojnë gjatë mbrëmjes së sotme, në gjysmën finalen e parë.

 "Unë gjithmonë do ta gjej rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar", ky është një nga vargjet që do të këndohen nga këngëtari sot. Edhe pse askush nuk e dinte për luftën në kohë që është krijuar kënga, këto fjalë do të prekin zemrën e publikut.

A mendoni ju që mbështetja e madhe që po merr Ukraina 2 muajit e fundit do të ndikojë në triumfin vendin në "Eurovision"?

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 11/05/2022 02:50

    Do te ishte fantastike neqoftese Ukraina ta fitonte Eurosong 2022 qe te pelcase Rusia qe eshte perjashtuar nga ky festival. Urime Ukraina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?