Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Ne propozuam emrat, por mazhoranca u tërhoq! PS: Deri të dielën sillni emrat ose e zgjedhim vetë

26 Maj 2022, 08:56| Përditesimi: 26 Maj 2022, 17:42

  • Share

TIRANË- Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ulet më në tryezë me mazhorancën për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua sot në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herës.

‘Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.’- tha Alibeaj.

‘Duhet t'i japim fund pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjes presidentit’,- tha Tabaku.

"Unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë", mësohet të ketë thënë Bardhi. 

Sipas Alibeajt, ishte Partia Socialiste ajo që nuk pranoi emrat e propozuar nga PD për president duke u tërhequr nga marrëveshja. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin total 20 deputet, teksa Sali Berisha po mbante një tjetër mbledhje paralele me Komisionin e Rithemelimit. Pak para mbledhjes, ish-kryeministri sulmoi Alibeajn, duke thënë se ai nuk ka asnjë tagër në PD.

"Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë", tha Berisha.

Ndërkohë përgjigjja pwr Alibeajn, erdhi kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, por do të donte që ta zgjidhnin me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare, ndërsa i kujtoi PD-sa afatin e fundit për ditën e dielë që të propozojë në një emër.

'Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me shpresën që PD do ta ushtrojë këtë të drejtë.'- tha Balla.

Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.  Megjithatë, socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin. Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos çojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.

Ora 14:39
PS i përgjigjet Alibeajt: Kemi legjitimitetin të zgjedhim presidentin, por do donim të zgjidhej me 84 vota! Po vijojmë negociatat me dy grupet e tjera parlamentare

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, pro do të donin që të zgjidhje me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.

‘Të vetmin kusht që kemi ka qenë që te kemi një president krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. Ishte reklama më e madhe për vendin. Shqipëria meriton një president Republikë te jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces.

Në dy raundet 2-3 u kemi thënë propozoni ju. Nuk kemi marrë një propozim shkresor nga ana e PD-së. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese asnjë nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të palës tjetër. Shqipëria meriton një president Republike mbi palët.

Kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilat do të vijojmë edhe në javë të vijim. Negociatat mes tyre do të vazhdojnë. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me shpresën që PD do ta ushtrojë këtë të drejtë.

E ka shumë gabim se ne nuk e kemi legjitimitetin, ne i kemi votat, por do donim që të zgjidhej me 84 vota. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita në do të ushtrojmë të drejtën tonë. Presidentin nuk do t’ja japim asnjë partie politike.’- tha Balla.

Në përditësim...

Ora 14:17
Alibeaj: Opozita s’duhet të bojkotojë procesin, por PS u tërhoq duke mos thënë asgjë për emrat e propozuara nga ne

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike pas mbledhjes së zhvilluar nga Grupi Parlamentar tha se opozita e ka detyrim ligjor që të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të mos e bojkotojë. Por sipas Alibeajt, PS është tërhequr nga marrëveshja që ato nënshkruan publikisht.

‘Emrat përkatës në komisionin hetimor për investimet strategjike. Lidhur me çështjen tuaj nuk kishte asgjë të re, por u ripohua situate se në këtë proces opozita siç e kemi thënë në fillim për situatën ligjore për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Për të bërë detyrën tonë ne do marrim pjesë në këtë proces në mënyrë që të jetë një proces gjithë përfshirës.

Për këtë arsye, është detyrim i opozitës që mos të bojkotojë një proces kaq të rëndësishëm, është një sfidë e vogël që opozita do t’i ketë gjithmonë përballë. Mazhoranca kurrë nuk I ka as 71 vota. Me 3 mandate të Tom Doshit, me dy të Aqif Rakipit me deputetë që janë në burg.

Besoj është detyrë i yni të marrim pjesë në proces. Marrim pjesë me nevojën që të zhbëjmë atë kulturën e bojkotit. Të përballemi me sfida dhe të futemi me moral. U ofruam me një dokument, pranuar nga pala tjetër e cila u pa në sytë e shqiptarëve. Vazhduam u mblodhëm këtu për të identifikuar ata, mund të kishte potencialisht ca emra. Emrat ishin propozime fillestare, ditën tjetër PS u tërhoq, pa thënë asgjë për ata emra. Serioziteti I këtij procesi kërkon që do të duhet t’i çosh në fund ato. Presidenti e ka të nevojshme te ketë legjitimitetin e të gjitha palave, ndryshe do të jetë një president kukull duke mos u bërë ballë rrebesheve politike.

Ne i qendruam të gjitha propozimeve, por pala tjetër u tërhoq. Nëse tërhiqemi kjo dakordësi bie. Vlera e atij dokumenti qendron deri në momentin e fundit ligjor.’- u shpreh Alibeaj.

Ora 11:48
Zgjedhja e presidentit, Xhaferraj pro bojkotit: Dëshmuam se nuk jemi si Saliu! Balla doli bllof

1599152083_xhaferraj.png

Janë zbardhur debatet ndërmjet deputetëve të PD-së në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, mbi qëndrimin për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, që kërkuan: “t’i japim fund pjesëmarrjes tonë në procesin e zgjedhjes së Presidentit”. Po ashtu edhe Ferdinand Xhaferraj, ka kërkuar të njëjtin vendim.

‘Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne grup kemi rënë dakord qe bojkoti është gabim dhe pavarësisht shkuam deri ketu, Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq.

Prodhuam 8 emra ne një mbledhje shumë të mirë të grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof. Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama“, mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj.

Ora 11:30
Negociatat për presidentin, Alibeaj: Nuk duhet të marrim pjesë

1653395095_alibeaj.jpg

Kreu i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë mbledhjes së zhvilluar sot në selinë blu ka sugjeruar që mos të marrin pjesë në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit.

‘Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.’- tha Alibeaj.

Ora 11:30
Edhe Tabaku pro: T'i japim fund pjesëmarrjes në procesin për presidentin e ri

1653303154_TABAKU.jpg

Edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin.

"Grupi diskutoi dhe mbajti një qëndrim dinjitoz. Ne u qëndrojmë parimeve. Rama tregoi që edhe këtë herë nuk iu qëndron marrëveshjeve. Duhet t'i japim fund pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjes presidentit", tha Tabaku.

Ora 11:26
Presidenti i ri/ Bardhi: Të mos marrim pjesë në raundin e tretë! Rama do e zgjedh vetë presidentin

1653388573_Bardhi.jpeg

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që PD të mos marrë pjesë në raundin e 3-të për presidentin, kjo sepse sipas tij Edi Rama kërkon ta zgjedhë vetë presidentin.

"Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për t'i rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual.  Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për t'i ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do një president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë", mësohet të ketë thënë Bardhi. 

Ora 11:15
Mbledhja e Alibeajt për zgjedhjen e presidentit, Berisha: Nuk ka asnjë tagër nga PD! Paralajmërimi për Ramën

 

Sali Berisha ka komentuar thirrjen e takimit nga Alibeaj për grupin parlamentar të PD për të diskutuar zgjedhjen e presidentit duke thënë se nuk ka asnjë tagër apo autoritet nga Partia Demokratike.

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sinkronizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së presidentit të republikës nga Edi Rama me opozitën", tha Berisha.

Sa i përket votës së emigrantëve, Berisha tha se e dënon konsiderimin si zonë e veçantë elektroale dhe paralajmëroi Ramën të mos luajë me liritë e të drejtat e shqiptarëve sepse do të përballet me rezistencë mbarëkombëtare.

Duhet të dënojnë me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e vecantë elektorale. E paralajmëroj këtu, të mos luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të vendeve të tyre të origjinës. Çdo përpjekje që shprehu nëpërmjet veglës së tij Alibeaj për një zonë të veçantë për emigracionin është antidemokratike, antishqiptare, është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës shqiptare në të katër anët. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarëkombëtare”, tha Berisha.

Ora 11:08
Alibeaj thërret mbledhjen e grupit për presidentin, 20 deputet të pranishëm në mbledhje! (EMRAT)

1653062435_WhatsAppImage20220520at4.15.51PM.jpeg

20 deputetë janë të pranishëm në mbledhjen e grupti të PD-së, të thirrur nga Enkelejd Alibea lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit.

  • 1).Emilia Koliqi
  • 2).Flamur Hoxha
  • 3).Zheni Gjergji
  • 4).Kreshnik Collaku
  • 5).Kastriot Piroli
  • 6).Merita Bakiu
  • 7). Sajmir Korreshi
  • 8). Eralda Tase Bane
  • 9). Selaudin Jakupllari
  • 10). Jorida Tabaku
  • 11). Lefter Geshtenja
  • 12).Ferdinand Xhaferraj
  • 13). Arbi Agalliu
  • 14). Gazmend Bardhi
  • 15). Enkelejd Alibeaj
  • 16). Dhurata Çupi
  • 17). Andia Ulliri
  • 18). Bledion Nallbati
  • 19.) Orjola Pampuri
  • 20) Dashnor Sula
A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?