Politikë

Dje u rrëzua kandidatura, shorti zgjedh sërish Arta Mandron si anëtare të KLP! Emërohet edhe nëse nuk merr votat në Kuvend

23 Shtator 2022, 10:17| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 10:28

  • Share

Shorti zgjodhi sërish Arta Mandron për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe në raundin e tretë të nënkomisionit, opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi për asnjë prej katër kandidatëve. Përzgjedhja e Mandros u bë me short dhe gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi.

Kandidatura do t’i kalojë Kuvendit për votim, por edhe nëse nuk merr 84 votat e nevojshme, ashtu siç e parashikon ligji, do të emërohet anëtare e KLP. Katër kandidatët ishin: Arta Mandro, Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi, Kreshnik Myftari. Një ditë më parë, në seancën plenare, Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Arta Mandros, e cila mori vetëm 71 vota.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/09/2022 10:29

    O Gazmend ziu dhe Zoti është kundra jush se jeni anti Shqiptarët më të tërbuar. A e pe me dorën tënde zgjodhe Arta Mandron. Pra tani erdhi koha që partia juaj e uryer partia wc pd të shpërbëhet. E kjo e çon Shqiprin drejt suksesit. Rroft Shqipria posht partia e malokve partia wc pd.

    Përgjigju
    • Arben: 23/09/2022 13:03

      Mos bej ndarje krahinore duke perdorur fjalën “malok”. Idealet politike jane njesoj nga veriu ne jug.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?