Bota

Dita Ndërkombëtare e Autizmit, vishu blu dhe trego mirësi (VIDEO)

2 Prill 2021, 12:27| Përditesimi: 2 Prill 2021, 14:51

  • Share

Vishu blu sot në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, por mos harro mbi të gjitha të tregosh mirësi, është kjo fushata LightItUpBlue, e cila synon arritjen e mirëkuptimit dhe pranimit të personave të cilët vuajnë nga autizmi.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, kujtohet çdo vit për t'i bërë njerëzit të kuptojnë dhe pranojnë personat me autizëm, të nxisin mbështetjen në mbarë botën dhe të frymëzojnë njerëzit për të krijuar kushtet e përshtatshme për ta.

Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në mesazhin e tij theksoi se kriza ka krijuar pengesa dhe sfida të reja,

” Në një kohë kur të gjithë punojmë së bashku për të rimarrë veten nga pandemia, qëllim kryesor duhet të jetë ndërtimi i një bote më gjithëpërfshirëse ,  që njeh kontributet e të gjithë njerëzve, në veçanti të atyre me aftësi të kufizuara.”

Për shkak të pandemisë aktivitetet e planifikuara do të mbahen online dhe do të diskutohet për mundësinë që mund të krijohen për punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, pavarësisht nga gjinia, raca, statusi socio-ekonomik i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor,  sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?