Shëndeti

Dita ndërkombëtare e zemrës! Report Tv sjell historinë e 77-vjeçarit, 20 vite me probleme kardiake: Dashuria për veten më mban gjallë

29 Shtator 2022, 16:32| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 16:44

  • Share

Është 77 vjeç dhe ka më shumë se 20 vite që vuan nga zemra. Por Hysen Spahiu është shembulli sesi kujdesi për vetën të mban në formë pavarësisht se mund të kesh vitet dhe sëmundjen kundër.

"Dashuria për veten më ka mbajtur në kontroll", thotë ai.

Hysenin e gjejmë duke matur tensionin në çadrat e vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik në Ditën ndërkombëtare të zemrës. Për të qenë gjithmonë aktiv dhe në kontakt me njerëzit nuk i hubm asnjeherë aktivitete të tilla ndërgjegjësuese.

“Të këqijat e zemrës, dhe të mirat që dal takoj njerëz”, shprehet ai.

Aty na rrëfen sekretet e të qenit kaq sportiv.

“Kam 20 vjet që vuaj nga zemra dhe jam i mjekuar. Jam trajtuar me ilaçe për zemrë, aritminë. Kam marrje fryme në mbrëmje. Në të tre vaktet përdor mjekimin. Ushqimin hajmë mirë. Më gatuan ime shoqe. Eci dhe 4 km në ditë”, tha Hysen Spahiu. 

Përballë shembullit frymëzues të Hysenit, rinia duket të jetë indiferente. Kardiologët thonë se vitet e fundit janë rritur të rinjtë me probleme kardiovaskulare.

“Ka filluar të ulet mosha e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndikojnë shumë faktorë. Stresi, duhani alkoli.. Trajtimi i tyre nuk bëhet në mënyrë të rregullt. Aktualisht kemi dhe 20 vjeçar me sëmundje të zemrës”, tha kardiologjia, Ëngjëllushe Hasani. 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, sëmundjet kardiovaskulare në vendin tonë zënë vendin e parë për vdekshmëri.

“Kemi mbi 78 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare. Nga këta rreth 36 mijë janë me sëmundje ishemike të zemrës. Ndërkohë që kemi rreth 260 mijë persona në total që vuajnë nga tensioni. Vdekshmëria ka ardhur në ulje pasi është kapur në kohë sëmundje. Grup-moshat kryesore që preken janë moshat e treta, mbi 60 vjeç. Meshkujt janë ata që preken më shumë. Gratë janë më të mbrojtura para menopauzës, por edhe për shkak të stilit të jetesës. Hipertensioni, diabeti, yndyrat në gjak”.

Dhimbje të kraharorit, shqetësime në zona të tjera të sipërme të trupit, djersë të ftohta, të  përziera, janë disa nga shenjat paralajmëruese të atakut në zemër. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?