Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

18 Maj, 16:33| Përditesimi: 18 Maj, 22:54

  • Share

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, xhubleta ka qënë kryefjalë në Shkodër. Përveç ekspozimit të 4 xhubletave që janë pjesë e fondit të muzeut historik të Shkodrës, ky takim ka qënë i veçantë pasi janë paraqitur elemente të dijebërjes së xhubletës.

File Kola, nga Malësia e Madhe, sot 72 vjec tregon për ruajtjen e kësaj trashëgimie e cila vjen edhe në ditët e sotme e ruajtur si traditë nga nenat tek vajzat.

Përvec elementëve të krijimit të xhubletës, në muzeun e Shkodrës janë ekspezuar edhe format e krijimit të elementëve të sermit që vendosen si zbukurime të pjesës së përparme të xhubletës. Dionis Boriçi, tregon këtë pjesë të vecantë të punimit të sermit në formë artizanale.

Përgjegjesi i monumenteve në Bashki, Petrit Bilali, thekson se xhubleta është zgjedhur si element në ditën ndërkombëtare të muzeve për të treguar se xhubleta gjallon në Shkodër. Kujtojmë që nga nëntori i vitit 2022,xhubleta është pjesë e UNESCO, në listën e Trashëgimisë Kulturore jomateriale.

Ora 22:50
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)

Në kuadër 18 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ndërtesat historike të Shkodrës janë kthyer në galeri arti.

Imazhe të ndryshme janë shfaqur në fasadat e ndërtesave të Shkodrës, pranë Prefekturës, tek Teatri “Migjeni” dhe Muzeu Kombëtar Marubi.

Instalacione, organizimi i punëtorive dhe koncerte me muzikë klasike kanë qenë disa nga aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?