Dita Botërore e Turizmit/ Shqipëria nuk ka nevojë për miliona turistë, por për standarde! Kumbaro: Kemi shifra rekord, por na duhen më shumë të ardhura

27 Shtator, 16:28| Përditesimi: 27 Shtator, 16:35

  • Share

Shqipëria nuk ka nevojë për shtim me miliona të numrit të turistëve, por kërkon vizitorë dorëlëshuar.

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro e vuri edhe një herë theksin tek turistët cilësorë, që sjellin më shumë para.

“Nuk kërkojmë të kemi turizëm masiv, por turizëm cilësor, që do të thotë më shumë standarde dhe shërbime nga ana e sektorit privat, më shumë investime në infrastrukturë nga sektori publik, dhe sidomos më shumë edukim qoftë të komuniteteve por edhe të turistëve të cilët sa më të nivelit të lartë të jenë aq më shumë para paguajnë”, tha Ministrja Kumbaro.

Kumbaro pati një thirrje për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në këtë sektor.

“Për të mos u ekzagjeruar dhe për të mos pasur një Shqipëri ku mbi turizmi dëmton komunitetin loka”, tha Kumbaro.

Avantazh i madh për zhvillimin turistik jo vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit, janë ofertat e përbashkëta turistike mes shteteve.

“Një paketë gjithëpërfshirëse turistike-rajonale mund të nxisë më shumë interesin e turistëve për shkak të karakterit komplementar dhe të harmonizuar të vlerave që mban ky rajon”, tha Zana Çela drejtoreshë e AKT.

Këtë vit konferenca ndërkombëtare me temë “Turizmi në Evropën Lindore dhe Juglindore - Shtigje të Reja të Zhvillimit", u zhvillua në Tiranë, ku u bë një panoramë edhe e performancës së sektorit këtë vit.

Mbi 8.5 milionë vizitorë erdhën në Shqipëri në 8 muaj rreth 20% më shumë se vjet, ndërkohë vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit të huajt sollën 1,9 miliardë euro.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2024 01:05

    As per 200 vjet nuk i arrini! Nga t'a fillojme,nga cilesia e ujit ne rubinet dhe depozitat per te,nga spitalet,nga pleherat,nga rruget,i keni pare rruget e sheshet e disa shteteve ballkanike,per te mos vajtur me lart,si duken,si te lara me sapun,po tonat si duken?

    Përgjigju
    • Arben: 03/10/2024 09:24

      Po shume mir atëhere paskemi punë per të berë. Duhet vazhduar puna, KAQ.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?