Foto ilustruese

Disiplina dhe Etika i bllokojnë merkaton Skënderbeut, paralajmërohet Tirana

7 Qershor, 17:01| Përditesimi: 7 Qershor, 17:09

  • Share

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit. Skënderbeu i Korçës është bllokuar për mos regjistruar lojtarë të rinj në tre sesionet e merkatos deri në shlyerjen e plotë të borxheve që Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i ka vendosur më datë 28.02.2020. Gjithashtu Disiplina ka paralajmëruar Tiranën, që për shkak të një borxhi ka afat 30 ditë kohë për shlyerje, në të kundërt do ketë fatin e korçarëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 07.06.2024

1. FC Kinostudio U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b 17/1, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

2. Lojtari i Arena U-19, Ajsel Gjini, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Lojtari i Arena U-19, Arxhen Margjokaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i Arena U-19, Endrit Kembaci, për nxitje dhune dhe sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

5. Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Shoqata Loel e Futbollit Tiranë. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

8. Rrëzimin e kërkesës së Flamurtari FC U-15 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?