Diploma peng i punës në atdhe! Studentët e mjekësisë dërgojnë ligjin në gjykatën e Strasburgut

14 Qershor, 17:11| Përditesimi: 14 Qershor, 17:21

  • Share

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studentët e mjekësisë i drejtohen Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër ligjit për punësim të detyruar në Shqipëri për të marrë diplomën. Ata kërkojnë shfuqizim të ligjit. 

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg padinë kundër shtetit shqiptar ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit i cili i detyron të punojnë me detyrim në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.

Pak muaj më herët, në Shkurt të vitit 2024 Gjykatës Kushtetuese, la në fuqi ligjin e miratuar nga qeveria në korrik të vitit 2023, por me një ndryshim që të ulej numri i viteve të punësimit me detyrim, ndryshime që duhet të miratoheshin në Kuvend brenda afatit 3 mujor.

Më konkretisht Kushtetuesja vendosi që studentët që ndjekin studimet aktualisht në  vitet 2 dhe të 4 të punojnë me detyrim 3 vite në Shqipëri, ndërsa për ata që janë në vitin e 5-6 duhet të qëndrojnë 2 vite për të marrë diplomën. Ndërsa për ata studentët që refuzojnë të nënshkruajnë një kontratë ku detyrohen të paguajnë, në formën e një sanksioni ekonomik në vlerën e pesëfishit të tarifës së plotë aktuale të shkollimit.

Por vendimi I Kushtetueses nuk u pranua nga studentët e mjekësisë, ndaj kërkojnë të drejtën e tyre për ta zgjedhur ata se ku duan të punojnë, pas 5 viteve studime.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 18/06/2024 16:04

    Xhoni, neni 13 i komventes.

    Përgjigju
  • Ilir: 14/06/2024 19:15

    JAm dipplomuar me temen " Shqiperia ne Gjykaten e Strazburgut". I uroj studenteve te mjeksise te fitojne te drejten e tyre ne nje gjykate vertete qe mbron te drejtat e qytaterave kur shkelen nga shtetet antare. Jam i bindur se do te fitojne dhe do te rrezojne ligjin skandaloz dhe dashakeq ndaj tyre. Ju lumte qe keni bere hapin e duhur!

    Përgjigju
    • Xoni: 14/06/2024 23:21

      Dhe meqe ke mbrojtur diplomen ne baze te cilit artikull te konventes e kane bere padine ?

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: