Digjet apartamenti në Shkodër! Zjarrfikësit 1 orë betejë me flakët, e moshuara u bllokua në ballkon! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)

25 Maj 2022, 09:02| Përditesimi: 25 Maj 2022, 09:19

  • Share

Një apartament në zonën e njohur si kryqëzimi i ish degës së brendshme në Shkodër është përfshirë nga flakët. Për pasojë është lënduar një e moshuar, e cila ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Shërbimi zjarrfikës dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin që të nxirrnin të moshuarën. Pas një ore beteje me flakët, nxorën nga apartament të moshuarën, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkon.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?