Dieta detoks për pastrimin e trupit dhe rënien në peshë, nutricionistja në ‘Rreze Dielli’: Mund të humbisni 2 kg në tre ditë

12 Prill 2022, 14:32| Përditesimi: 12 Prill 2022, 14:36

  • Share

Kilet e tepërta kthehen në shqetësim sidomos në periudhën e pranverës dhe verës. Pasi të humbasësh kilogramët e tepërt ndonjëherë nuk është aspak e thjeshtë. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’, nutricionistja Lediana Liça solli tre receta për një detoks tre ditorë që ndihmojnë në pastrimin e trupit dhe humbjen e peshës.

”Të gjithë personat mund të përdorin detox, kryesisht e përdorin ata që kanë peshë të madhe trupore ose personat që kanë pësuar një humbje të madhe peshe por nuk mund të dobësohen më, për shkak se e kanë ngadalësuar metabolizmin. Unë sygjeroj detoxin për një periudhë 3 ditore në vaktet mëngjes, drekë, darkë.  Pastaj mund të hamë edhe snacks ose mesvakte si mishi i pulës pa yndyrë” tha ajo.

Ajo sygjeron tre vakte që do të bëhen njësoj, për një periudhë 3 ditore: 

Receta e mëngjesit :

1 gotë çaj smoothie, 1 gotë ujë, 1 lgj fara lini, 1 kupë manaferra,1 banane, 1 tufë spinaq, 1 lgj gjalp kikiriku

Receta e drekës:

1 gotë çaj smoothie, ½ gotë qumësht bajame, 4 degë selino, 1 kastravec, 1 tufë spinaq,1 filxh çaj ananas,1/2 mollë jeshile,1 lgj vaj kokosi

Receta e darkës

1/3 avokado, 1 gotë ujë, 1 kupë manaferra, 1 filxh ananas ose mango, 1 lgj fara chia, 5 bajame,tumerik, piper

Detoxi 3 ditorë që ndihmon në humbjen e peshës dhe pastrimin e trupit sipas nutricionistes Lediana Liço, do të jetë në formën e smoothi-t.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?