Foto ilustruese

Lifestyle

Diell, det, ngjyra, ja disa prej përfitimeve që mund të na fali një ditë në plazh

25 Korrik 2021, 19:51| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 19:58

  • Share

Nuk quhet “Verë” nëse ti nuk kalon disa ditë të saj në plazh!

Plazhi mund të sjelli për ne disa përfitime si në aspektin emocional edhe në atë fizik.

Ja disa prej arsyeve që kushdo duhet t’i di:

1. Uji

Uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të lëkurës si psoriaza dhe ekzema. Mund të rrisë gjithashtu çlirimin e hormonevetë lumturisë, dopaminën dhe serotoninën.

Noti në det sjellë përfitime të mëdha sa i përket shëndetit mendor, për shakk të kontaktit me natyrën.

2. Flladi 

Fllad i detit mund të ndihmojë në  detoksifikimin e trupit. Kur jemi në plazh, mbushim mushkëritë me jone negative që do të rrisin sistemin tonë imunitar. Këto jone negative mund të kenë gjithashtu një efekt anti-depresiv tek ne dhe mund të lehtësojnë simptomat e çrregullimit afektiv sezonal.

Ajri ju bën të ndiheni më të relaksuar pas një dite në plazh dhe do t'ju ndihmojë të flini shumë më mirë.

3. Rëra

Rëra është një ekfoliator natyral, që mund të ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura në lëkurë.

Rëra gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin tonë dhe të ngadalësojë plakjen ndërsa thithim elektronet e Tokës kur ecim mbi të.

4. Tingujt 

Tingulli i valëve të oqeanit sjell ndjesinë e paqes, ekuilibrit dhe ndihmon në arritjen e gjendjes medituese.

Truri ynë ka tendencë të  reagojë pozitivisht ndaj ujit në përgjithësi, duke përfshirë edhe tingullin e tij.

5. Ngjyrat

Një studim zbuloi se njerëzit që jetojnë me pamje nga oqeani janë më pak të stresuar. Sipas këtij studimi, ekziston një lidhje midis shëndetit mendor dhe ngjyrës blu të ujit si dhe qiellit. Në përgjithësi, ngjyra blu i bën njerëzit të ndjehen më të qetë dhe të relaksuar. Plazhi është një skenar perfekt për njerëzit që janë në kërkim të qetësisë.

A ju pëlqen të kaloni kohën në plazh? I keni ndjerë ndonjëherë këto benefite?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?