Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj
Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

13 Maj, 18:59| Përditesimi: 13 Maj, 19:42

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia. Megjithatë, ka thënë Lajçak, është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë. Sipas BE, diskutimet do të vazhdojnë për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë edhe çështjen e targave të makinave.

'Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë.'- shkruan Lajçak në Twitter.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet. Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje doli pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë bllokuan rrugën, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?