Çupi në 'Kontrast': I kërkuam Berishës t’i shtyjë zgjedhjet e 22 majit, por s'pranoi! Rama hileqar, po përdor përçarjen e opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin

16 Maj 2022, 18:38| Përditesimi: 16 Maj 2022, 20:13

  • Share

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha për ‘Kontrast’ se të dielën nuk do të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të PD-së, por për kreun e Lëvizjes Berisha.

Ajo zbuloi se Sali Berishës i është kërkuar t’i shtyjë zgjedhjet për kryetar, për një moment të dytë kur PD të ishte më e bashkuar, por sipas saj ‘Rithemelimi’ e refuzoi kërkesën.

Çupi deklaroi se pas 22 majit, nuk pret që PD të jetë më e hapur dhe më e bashkuar siç deklaron Berisha.

“Data 22 maj patjetër që është shqetësim për çdo demokrat. Por të dielën janë zgjedhjet për kryetar të Lëvizjës Berisha. Ka pasur një iniciativë që të shtyheshin gjedhjet në mënyrë që të përfshiheshin të gjitha palët dhe të zbutej atmosfera e përçarjes. Përfaqësuesit e zotit Berisha nuk e pranuan. Kështuqë 22 maji unë nuk besoj se do të na gjejë më të bashkuar, më të fortë edhe më të hapur siç thotë zoti Berisha. Nuk mendoj që i bën mirë Partisë Demokratike. Vetëm duke lënë anash gjërat e vogla që na ndajnë, do të mundet të bashkohemi. Ju kujtom që PD nuk është një parti që hyn në zgjedhje për të dalë forcë e dytë apo e tretë, por për të fituar” – tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Nga ana tjetër, për Çupin, posti i Presidentit të ri i takon opozitës, ndaje dhe mazhoranca duhet të zgjedhë një nga emrat e propozuar prej PD-së dhe aleatët. 

Ajo tha se qeveria për shkak të masakrës zgjedhore nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, duke akuzuar se Rama po përdor situatën e përçarjes së opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin.

“Opozita po kalon për fat të keq një ‘dimër’. Është një opozitë që është votuar nga 650 mijë qytetarë dhe ka 62 deputetë. Ka dimrin e saj në këtë situatë, por kjo nuk duhet të përdoret nga Edi Rama që njihet tashmë si hilanjos në politikë dhe që nuk i zbaton marrëveshjet. Pra kjo situatë nuk duhet të shfrytëzohet prej tij për të kapur edhe Presidentin. Jemi një opozitë e përçarë, jam dakord, por ama kemi një grup parlamentar të Partisë Demokratike.  Politika ka edhe moral. Nuk mund të lihen 650 mijë shqiptarë të papërfaqësuar në një vend demokratik. Mazhoranca nuk e ka moral, ashtu siç nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin. Nuk mund të anashkalohet duke gjetur hilen se opozita nuk është e bashkuar. Janë artikuluar nga opozita emra konkretë për Presidentin. Ne kemi propozuar katër emrat tanë që t’i zgjedhë maxhoranca. PS duhet të pranojë atë që i është dërguar me shkrim nga kryetari i Grupit të PD-së” – tha Çupi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • danieli: 16/05/2022 20:48

    Ke te PD jane percare shajne dhe slene gje pa i nxjere njer tjetrit dhe fajin thone e ka fajin Rama...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?