Noizy dhe Dj Crax

Dhunuan personazhin e TikTok, lirohet pas disa muajsh burg miku i Noizyt, DJ Crax

25 Tetor, 07:05| Përditesimi: 25 Tetor, 07:12

  • Share

Lirohet pas disa muajsh nga burgu, Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si DJ Crax. Ai u arrestua në muajin gusht bashkë me Noizyn në Shëngjin, të akuzuar për dhunimin e personazhit të TikTok, Medin Iseni në një klub nate në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që ai të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.

“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi për Klankosova.tv.

Crax dhe Noizy u arrestuan pak muaj më parë në Pejë pas një sherri në një klub të njohur. Noizy u la i lirë, ndërkohë Stresi i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast vazhdon të jetë në arrati. Reperi u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?