Dhuna në Kuvend, Grupi i PS i ftoi në dialog, opozita refuzon Bardhi: Me dhunuesit nuk mund të bisedosh, shesin veten si viktima

9 Tetor, 15:13| Përditesimi: 9 Tetor, 17:07

  • Share

1728474690_gazmentbardhi.jpg

Foto: Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit të PD-së i është përgjigjur negativisht ftesës së PS-së për dialog.Në një deklaratë për median Gazment Bardhi thotë se dhunuesit po shesin veten si viktima. 

Deklarata e Gazment Bardhit

 Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
 
Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.
 
Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.
 
Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, refuzon ftesën për dialog, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ekonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Deputetja: Keqardhje për degradimin


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?