Kronikë

Dhëndër në Shqipëri, boshnjaku i ‘dashuruar’ me Prizrenin: Më pëlqen shumë, ka kulturë dhe histori

18 Gusht 2021, 19:12| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 19:18

  • Share

Gjatë muajit gusht Prizreni është i mbipopulluar nga turistët e juaj.

Simon Krishto nga qyteti Livno i Bosnje-Hercegovinës na tregon arsyet pse ka përzgjedhur Prizrenin për të kaluar pushimet verore i shoqëruar nga bashkëshortja e tij nga Hasi, me të cilën janë njohur në Gjermani.

 “Unë këtu jam për herë të dytë. Këtu është shumë bukur. Më pëlqen shumë Prizreni. Njerëzit janë të mirë dhe të respektueshëm. Prizreni ka shumë kulturë dhe histori. Ka prespektivë për turizmin. Këtu unë po kënqaëm. Këtu ushqimi është shumë i mirë dhe i lirë. Ke mundësi të hash qebapa, byrek, çorbë. Buka është e shumë e shijshme. Unë rekomandoj që ta vizitojnë Prizrenin pasi ka shumë kulturë dhe histori dhe ushqimi është i mirë”, tha ai. 

Simoni, edhe pse modest, flet shumë mirë gjuhën shqip ndërsa thotë ‘jam krenar që jam dhëndër nga Shqipëria’. 

“Unë flas pak shqip. Nuk kuptoj shumë. Por provoj të komunikoj. Shqipen e kam mësuar nga gruaja ime që është nga Shqipëria, familja e saj dhe yotube. Jam shumë i nderuar që jam dhëndër nga Shqipëria. Kam shumë respekt dhe në Prizren kam mundësi të flas gjuhën shqipe dhe kjo më pëlqen shumë”, u shpreh ai. 

Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Lumëbardhi i Prizrenit, Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse, Hamami i Prizrenit, të gjitha këto objekte historike vendosura pranë njëra-tjetrës e bëjnë Prizrenin një nga qytetet më të vizituara në Kosovë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?