Detaje të reja nga grabitja e 15 mijë eurove te “Komuna e Parisit”, ja si hajduti vodhi shtëpinë mjekut

29 Gusht, 13:56| Përditesimi: 29 Gusht, 15:02

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja që është bërë ditën e sotme në Tiranë, ku një 38-vjeçari Olsi Bibollari mori 15 mijë euro në një banesën e një mjeku. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 38 vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.

Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Mjeku i dha 50 mijë € borxh, por i ra çelësi në makinë, 38-vjeçari me biznes i hyn si ‘pronar’ në shtëpi dhe i vjedh 15 mijë €


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?