Maldin Kaçurri

Derbi kundër Tottenham, Mikel Arteta merr në stol Maldin Kaçurrin! Mbrojtësi i Kombëtares kërkon debutimin me Arsenalin

15 Shtator, 15:55| Përditesimi: 15 Shtator, 16:00

  • Share

Tottenham dhe Arsenal përballen këtë të dielë në derbin e Londrës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt në Premier League. Në këtë duel trajneri Mikel Arteta i ka bërë edhe një surprizë Maldin Kaçurrit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare U-19.

Djaloshi që luan për të rinjtë e Arsenal dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes është një alternativë për Artetan, teksa lojtari qëndron në stol në pritje të debutimit në ligën elitare angleze.

I dalë nga moshat e Fulham, Kaçurri prej verës së 2022 është pjesë e Arsenalit dhe kërkon që të debutojë në futbollin e madh në moshën 18-vjeçare. Në varësi edhe të zhvillimit të ndeshjes që 'mori jetë' nga ora 15:00, pritet me interes nëse shqiptari do bëjë debutimin apo jo.

Kaçurri është pjesë e ekipit U-19 të Kombëtares, duke u aktivizuar në pesë takime. Më herët ai ka luajtur edhe dy duele me U-17 e Shqipërisë. Shtatëlartë dhe fizik në qendër të mbrojtjes, djaloshi i të rinjve të Arsenal ka bindur Artetan që ta marrë në ekipin e parë. Numrin 47 ka në fanellë Maldin Kaçurri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?