Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e Berishës për interpelancë me Ramën! Vokshi: Ju tmerron emri i tij! Felaj: S' e lejon gjykata dihet botërisht

12 Qershor, 07:14| Përditesimi: 12 Qershor, 16:50

  • Share

TIRANË- Duke tundur flamurin e fitimtarit pas vendimit të apelit që i dha vulën dhe e njohu si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha u bë sërish kryefjalë e diskutimeve në parlament. Në mungesë për shkak të arrestit shtëpiak, zëri i tij u bënë deputetët që deri dje njiheshin si pjesë e grupit të Rithemelimit.

Më shumë se kurrë ata kërkuan që Sali Berisha i përjashtuar me vendim të Lulzim Bashës, të futet sërish në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

‘Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së.’- u shpreh Tritan Shehu.

Në mungesë të kryeparlamentares Nikolla, përgjigjen ia dha nënkryetarja Ermonela Felaj.

‘Grupin parlamentar nuk e cakton kuvendi, por partia.’- tha Felaj.

‘Në të ardhmen do të zb*theni me këto qëndrime që po mbani. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh!’- tha Spaho.

Debati u spostua edhe tek interpelanca urgjente e kërkuar nga Sali Berisha nga arresti shtëpiak me kryeministrin Rama për tender që sipas Berishës u janë dhënë familjarëve të Ramës.

‘Interpelanca është kërkuar nga kryetari i partisë demokratike. Nuk guxoni t’i përmendi dhe emrin, jeni të tmerruar. Kemi firmosur 7 deputetë, zoti Berisha është i pari në listë.’- tha Vokshi.

‘Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotëris në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate.’- u shpreh Felaj.

Kërkesa e Sali Berishës për interpelancë u rrëzua me votë, dhe për votën kundër mazhoranca e kishte një shpjegim.

Ndërsa Lulzim Basha, të cilin apeli e la pa vulë, pa para dhe pa godinë, në nisje të seancës, vendimin e cilësoi pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

'Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën.’- tha Basha.

Ora 16:08
Tabaku: Shteti sekseri i pronave është në interes të pakicës dhe jo shumicës së shqiptarëve

 

Në fjalën e saj në kuvendin e Shiqpërisë deputeja e PD, Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për të dhënë për ndërtim dy godina dhe prona qeveritare në zona me vlerë për t’u ndërtuar pallate.

Tabaku u shpreh se angazhimi i shtetit si një sekser në një kohë kur ai duhet të mendonte si të incentivonte ekonominë duke prodhuar një vizion ekonomik të cunguar që fokusohet vetëm tek ndërtimi.

'Kjo që po ndodh me Korporatën e Investimeve nga njëra anë por dhe me prishjen e institucioneve publike dhe dhënien e këtyre godinave për ndërtime për mua ka një pikëpyetje shumë të madhe. Në një moment kur po diskutojmë korrupsionin,për një korrupsion endemik që sot prek 52% të popullsisë që e konsiderojnë atë si rrezik për sigurinë, Qeveria fillon dhe ndërmerr aventura të tilla. A ka pak punë Qeveria? A ka mjaft punë me shpërndarjen e të mirave publike , përmirësime në arsim,shëndetësi, por njëkohësisht dhe në shumë fusha të tjera që duhet të vijë Kryeministri dhe një kryetar bashkie të prishë ndërtesa publike e të japë leje ndërtimi? Çfarë modeli ekonomik po ndërtojmë? Nga do vijë rritja ekonomike e Shqipërisë?', u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo solli në vëmendje se shqiptarët kanë të ardhrurat më të ulëta për frymë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, sipas saj, fokusi tek një shtet sekser nuk prodhon një ekonomi më të mirë për shqiptarët por për një pakicë.

'Çfarë po ndodh që nuk ka ekonomistë në botë, nuk ka ekonomi në botë që të shpjegojë sesi mundet që të rritet numri i turistëve dhe mos të japë në ekonomi? Sepse modeli që kanë zgjedhur, ku një pjesë e madhe rreth 90% shkon vetëm tek 5% e popullsisë, tek ata që sot po ndërtojnë , po marrin kontrata koncensionesh,po marrin kontrata, tenderime publike, pikërisht aty ku shkon pasuria nuk shpërndahet në gjithë shtresat e tjera. Dhe ky korrupsioni i nivelit të lartë që fatkeqësisht vjen e bëhet me ligje në këtë Parlament,që është shtrirë endemik në cdo qelizë, në cdo qelizë sot të ekonomisë shqiptare, ka shëmbëlltyrë dhe formë më të mirë sot biznesin e ndërtimit, ku shkëlqen Bashkia e Tiranës, ku shkëlqen ai që s’do jepte asnjë leje ndërtimi e që sot është duke i marrë frymën Tiranës, se po e mbyt Tiranën jo vetëm me leje ndërtimi po po vret njëkohësisht cdo punonjës, cdo zyrtar, cdo qytetar të shtresës së mesme me një rritje artificiale cmimesh që nuk shpjegohet as nga ekonomia, nuk shpjegohet as nga llogjika e theshtë matematike por shpjegohet vetëm me korrupsionin e pastrimin e parave ndërmjet sigurisht atyre me rekorde kriminale që sot po penetrojnë në ekonomi', tha ndër të tjera Tabaku.

Ora 13:10
Shehi: Rritje rroge për ata që e meritojnë në administratë! Duhen bërë kontrolle

 

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit u shpreh pro rritjes së rrogave për ata punonjës të administratës publike përmes meritokracisë.

Shehu u shpreh se institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë punë e vetë.

“Pagesat në administratë duhet që të jenë të drejta. Administrata duhet të ruaj piramidën e vetë, se kush ka shumë vlerë t’i rritet rroga. Nëse ne pretendojmë se ka njerëz që e mbyllin muajin me mijëra euro dhe atij punonjësi të shtetit që ruan paratë e shtetit, duhet t’i japim para që mos ta detyrojmë të vjedhë. Institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë punën e vetë. Një administratë do paguar mirë, por dhe kontrolluar mirë. Një tjetër pikë është garancia, siguria për karrierën. Kush mendon që të mbarojë punë se po vijnë zgjedhjet, dhe të zgjidhë punë te shtëpia e vetë se i ka ngelur vila pa mbaruar, nuk janë për administratën publike”, tha ai.

Ora 12:34
Apeli i la vulën e PD-së Berishës, Koçi: Dëshmi se keni ngelur në ’90! Sa herë zdryp Saliu në qytet atdheu është në rrezik!

 

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i pari nga radhët e mazhorancës ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që  dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

Për deputetin socialist vendimi i Apelit është dëshmi se PD ka ngelur në vitet '90.

‘Desha të them dhe unë ca fjalë pas vendimit të djeshëm të vulës, gjithmonë kam thënë që ka qenë proces i tejzgjatur, kujt do i shkonte vula për mua nuk ka pikë rëndësie, por vendimi i djeshëm na lejon të bëjë ca komente. Vendimi i djeshëm që PD nuk ndryshon dot ka ngelur në ’90. Vendimi gjykatës dje, dëshmia se PD nuk ndryshon dot. Është partia që ka bërë gjëmën e 94 në Libofshë, gjëmën e 96, 97, 21 janarin 2011 dhe partia që sulmoi selinë e vet më mjete të armatosura. Këtë e sanksionoi gjykata me vulë dhe skam ndonjë koment. Unë mendon që PD-ja i takonte Berishës.’- tha Koçi.

Luan Baçi: Pasi e mbajtët peng, harroni që është partia që futi Shqipërinë në NATO, e fjalës së lirë.

Koçi: Bëni kujdes, sa herë Saloi zdryp në qytet atdheu është në rrezik!

Ora 11:03
Rrëzohet interpelanca e Berishës, Spaho: Do të zb*theni me këto qëndrime që mbani

 

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka shpërthyer në kërcënime kundrejt mazhorancës pas rrëzimit të kërkesës për interpelancë të Sali Berishës me Ramën.

‘Në të ardhmen do të zb*theni me këto qëndrime që po mbani. Do keni precedent që do t’ju vijnë dhe nga PE. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh, është një realitet dhe mos vazhdoni me këtë kokëfortësi.’- tha Edmond Spaho.

Ora 10:47
‘Pse nuk ja lexon emrin Berishës?’ Felaj i përgjigjet Vokshit: E ka të ndaluar me vendim gjykatë pjesëmarrjen në Kuvend

 

Me tone të ashpra ka nisur seanca plenare ditën e sotme dhe kryefjalë ka qenë interpelanca urgjente e kërkuar nga Sali Berisha. Nëkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se të drejtën e ka një grup deputetësh të PD-së dhe se për Berishën ka një vendim që i është ndaluar pjesëmarrja në Kuvend.

Vokshi: Është e turpshme kjo ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që u është deleguar nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit.

Felaj: Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate,. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju.

Ora 10:47
Deputetët në Gjermani për kombëtaren, Bardhi-Felajt: Arsye banale afrimi i seancës! Pa konsultim me opozitën

 

Kryetrari i Grupit Parlemntar të Rithemelimit, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar shpjegime për arsyen e afrimit të seancës, e cila duhet të mbahej ditën e enjte.  

Ai tha se arsyeja që senaca është shtyrë sepse deputetët do të shkojnë në ndeshjen e kombëtares në Gjermani është banale.

“Ka dal një arsye banale në media që është fyese, lidhur me shtyrjen e seancës që duhet që të zhvillohej ditën e enjte dhe po zhvillohet ditën e sotme dhe ju keni detyrimin që të jeni shpjegime sepse nuk jeni konsultuar me opozitën. Nëse është ajo arsyeja që është publikuar në media është një akt i turpshësms dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale”, tha ai.

Në përgjigje të fjalës së Bardhit, Ermonela Felaj tha se deputetët e opozitës nuk morën pjesë në konferencën e mbajtur pak ditë më parë.

“Është vendimi i konferencës së thirrur pak ditë më parë dhe ju nuk morët pjesë. Nuk jap shpjegime sa kohë ju refuzoni të merrni pjesë në konferencë”, tha ajo.

Ndër të tjera, Bardhi ka kërkuar edhe futjen në rendë të ditës për interplenacën e kërkuar nga 7 deputetë me kryeministrin Rama për abuzim me fondet publike.

“Një grup deputetësh të PD kanë paraqitur kërkesë për interpalencë urgjente për përdorimin e fondeve publike nga familjarët e tij. Nëse kërkesa firmoset nga 7 deputet duhet që të futet në seancë dhe ju e cilësuat atë kërkesë si një cenim të nderit dhe të dinjitetit të kryeministrit. Po të mos i jap tenderat familjarve dhe të mos bëjë tendera sekret. Rama mund ti fshihet kuvendit, por drejtësisë dhe llogaridhënies nuk mund ti fshihet dot shumë gjatë”, tha ai.

Ora 10:37
Shehu kërkon futjen e Berishës te grupi i PD-së, Felaj: S’e përcakton Kuvendi, por partia

 

Deputeti Tritan Shehu në nisje të seancës plenare ka kërkuar nga Kuvendi që të përfshijë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së.

‘Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni.’- tha Shehu.

Përgjigjen e mori nga nënkryetarja Ermonela Felaj.

‘Kërkesa juaj nuk është proceduriale keni marrë përgjigje nga Nikolla. Grupet nuk i përcakton Kuvendi, por partia’- tha Felaj.

Ora 10:12
Ftesë për tu bashkuar me PD-në, Basha: Kushti që kam për të bashkëpunuar është distancimi jo vetëm nga Rama, por edhe nga Meta

Lulzim Basha, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka folur për ftesën për t’u bashkuar me PD pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën t’ia japë Sali Berishës.

Basha u shpreh se për të bashkëpunuar kushti i tij është distancimi i qartë nga vetëm nga Edi Rama, por dhe nga Ilir Meta.

'Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.

Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. 

Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës. Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, tha Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/06/2024 00:53

    Po distancimin nga Berisha?! /Bleu/ vulen,por kjo nuk d.m.th qe te vazhdoje aktivitetin politik.

    Përgjigju
  • Koli: 12/06/2024 11:46

    Buqe! Prej Berishës non grata është e tmerruar gjth Shqipëria me krimet që ka bo mi buqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?