Dënimi i Ervin Salianjit/ Opozita bojkoton Komisionet Parlamentare

1 Tetor, 10:36| Përditesimi: 1 Tetor, 20:00

  • Share

Partia Demokratike vijon sot në ditën e dytë të bojkotit të komisioneve parlamentare.  Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, karriget e deputetëve të opozitës ishin bosh.

Mungesa e tyre është vijim i aksionit opozitar për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Edhe ditën e djeshme Opozita shkaktoi kaos në Kuvend.

Fillimisht kaosi nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit e deri tek djegia e karrigeve. Rrëmujës së Opozitës më tej iu bashkua edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi, si edhe Vangjel Dule. 

Pasi i nxorrën karriget e kuvendit në oborr, me benzinën e fshehur në çantën e Elda Hotit, Flamur Noka spërkati karriget me lëndën djegëse, ndërsa flakën ia vuri Bledion Nallbati.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?