Foto ilustruese

Kronikë

Dënimet për thyerjen e karantinës përgjatë COVID-19, ‘Helsinki’: Të shpallen antikushtuese ndryshimet në Kodin Penal

25 Shtator 2022, 13:30| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 13:38

  • Share

TIRANË- Dënimi me burg i thyerjes së karantinës si dhe dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nene të cilat u shuan përgjatë pandemisë COVID-19 cilësohen nga Komiteti i Helsinkit si antikushtetuese.

Përkatësisht neni 242/a dhe 89/b janë ankimuar në Kushtetuese ku kërkohet shfuqizimi i tyre dhe seanca pritet të mbahet më 10 nëntor ora 10.

“Neni 242/a saktëson se Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë, përfshi dhe ushtrimin e aktiviteteve tregtare dënohet me gjobë deri në tre vite burg.

Ndërsa Neni 89/b ka një marzh dënimi nga dy vite deri në pesë vite burg për Përhapja të sëmundjeve infektive me dashje, nga pakujdesia apo kur ka shkaktuar pasoja e rrezik jete për të tjerët.

Aktualisht me këto nene janë mbi qindra persona dhe subjekte tregtare të proceduar nga policia dhe në procese penale në prokurori e gjykatat e vendit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?