'Shqiptarët xhelozë për Kosovën', aktori Osman Azemi kërkon falje publike për deklaratat: Dëmi është bërë

3 Shtator, 13:55| Përditesimi: 3 Shtator, 14:23

  • Share

Aktori i humorit Osman Azemi, ditët e fundit ka qenë kryefjala e mediave, pasi gjatë një interviste televizive ai deklaroi se shqiptarët janë xhelozë për Kosovën.

Mirëpo së fundmi aktori ka kërkuar falje në lidhje me mënyrën se si ai ishte shprehur.

“Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon. Gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha Azemi.

Më tej Azemi ka shtuar se nuk do të pëlqente që shqiptarët t’i shihte shqiptarët e përçarë, pavarësisht se ku ata jetojnë.

 “Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë sinqerisht ndhjehem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, shtoi aktori.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?