Delvinë/ Banorët e dy fshatrave në protestë kundër HEC-it Sasaj: Na prishi rrugën

25 Gusht, 14:17| Përditesimi: 25 Gusht, 14:22

  • Share

Dhjetëra banorë të dy fshatrave Kalasë dhe Tatzat në Delvinë prej 3 ditësh mbajnë të bllokuar rrugën ku kalojnë mjetet e rënda të firmës për ndërtimin e HEC-it Sasaj. Ata thonë se ky investim  nuk ka sjell dëme vetëm në ekosistem e të botës së faunës, por edhe në rrugën e asfaltuar nga vetë banorët, që kushtoi 160 mijë euro.

“Rruga është ndërtuar me shumë sakrifica dhe me një investim prej 160 mijë eurosh, të grumbulluara nga kontributet tona,” thonw ata.

 “Kemi investuar deri në 80 mijë euro ne vetë si banorë, edhe me ndihmën e bashkisë më pas”

“Dëme edhe në ekosistem dhe tek fauna”.

Në protestë u bashkuan edhe emigrantët. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për dëmshpërblim nga firma për të mbrojtur investimin e bërë nga komuniteti në të kundërt paralajmërojn përshkallëzim të protestave.

“Firma të na dëmshpërblej dëmet e shkaktuara, në të kundërt do të vijojmw protestat edhe do e ndjekim në çdo institucion të drejtësisë të drejtën tonë”

“Të dëmshpërblehemi, ose do të bllokojm mjetet e firmës që most ë vijoj punimet”. 

Punimet për HEC-in Sasaj kanë nisur prej tre vitesh, dhe ende vijojnë, ndërsa sa i takon ndërtuesve janë tre bashkëaksioner,  Vasil Gjika, ish deputeti i PD-së, Vasil Naçi si dhe Kosta Sotiri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?