Del vendimi i Bordit, ulet çmimi i naftës dhe i benzinës! Gazi nuk ndryshon

10 Maj 2022, 15:28| Përditesimi: 10 Maj 2022, 16:53

  • Share

TIRANË- Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më lirë, teksa gazi nuk ka pësuar ndryshime. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 232 Lekë/litri, ose 5 lekë më pak nga sa ka qenë. Njëjtë edhe për benzinën, e cila ka pësuar ulje me 3 lekë, pra nga 227 lekë që ishte, do të kushtojë 224 Lekë për litër. Ndërkohë, gazi do të vijojë që të kushtojë 100 lekë për litër.

" Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 232 Lekë/litri për gazoilin; 224 Lekë/litri për benzinën; 100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)", thuhet në vendimin e Bordit.

Ulja e çmimeve reflekton edhe luhatjen e bursës ku sot një fuçi naftë kushton 104-105 lekë.  Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicëm në të kundërtën do të ndëshkohet në pezullim aktiviteti, heqje licence dhe deri në sekuestrim.

                    Ishte                              Bëhet
Nafta         237 lekë/litri                232 Lekë/litri
Benzina    227 lekë/litri                224 Lekë/litri
Gazi         100 lekë/litri                100 Lekë /litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

Njoftimi i plotë i Bordit i Transparencës
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

220 Lekë/litri për gazoilin;
212 Lekë/litri për benzinën;
88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;
224 Lekë/litri për benzinën;
100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 10/05/2022 18:53

    Sa nivel i ulet kjo menyre qeverisje. Kundra popullit cdo gje.

    Përgjigju
  • Turi.BR: 10/05/2022 16:55

    Faleminderit o Bord je zeri me I mire I oligarkeve. Çfare titulli ulet çmimi I karburanteve... 5lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?