Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH

17 Shtator, 10:57| Përditesimi: 17 Shtator, 13:42

  • Share

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, pasi një disa prej eksponentëve kriminalë nuk u kapën në kuadër të operacionit për të goditur grupin e drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan. Edhe dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja nuk u vunë në pranga në operacionin e 31 korrikut 2024.

Me dyshimet se Policia ka nxjerrë sekretin hetimor, SPAK është vënë në lëvizje dhe burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se është sekuestruar telefoni i drejtuesit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda. Ky i fundit është aktualisht kandidat në garën e hapur për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes në Muhamet Rrumbullakut.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë në sitë 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara në kuadër të operacionit që goditi bandën e vëllezërve Çopja në Elbasan. Po ashtu, SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.

Lidhur me bindjen që ka organi i procedurës penale, është duke kryer verifikime në një sërë aparatesh celulare të personave të mësipërm, komunikime apo takime të mundshme kompromentuese.

Kujtojmë që nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, gjatë operacionit për goditjen e bandës së Çopjave u ekzekutuan vetëm 13 urdhërarreste, 2 prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej anëtarëve të kësaj bande kriminale që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por ka dyshime se ata janë informuar për operacionin dhe për rrjedhojë janë arratisur.

Një hetim i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani, ka çuar SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve e grabitje.

Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë në arrati, dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej.

Ora 11:37
SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet se operacioni i Çopjave u dekonspirua, drejtuesi i Policisë së Elbasanit në garë për kryepolic! Vettingu e konfirmoi në detyrë

1726566244_ilirproda1.JPG

Në mes me uniformë policie, Ilir Proda

SPAK ka sekuestruar sot telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ndërsa ka dyshimet se operacioni për goditjen e bandës së Çopjave në Elbasan është dekonspiruar. Ilir Proda mësohet se kërkon të bëhet kryepolic, pasi ka aplikuar në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Proda u emërua në Policinë e Elbasanit më 8 mars 2023, me urdhër të Rrumbullakut pas disa ndryshimeve në drejtoritë e policive. Nga Elbasani u largua Ardian Çipa, i cili shkoi në Gjirokastër.

Proda po ashtu i është nënshtruar vettingut në mars 2024 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore. Më datë 8 mars 2024, trup e vlerësimit; Bora Vrenjo si kryesuese, Henri Naqellari dhe Loreta Hanxhari anëtarë, konfirmuan në detyrë Prodën. Sipas Vendimit të AMP, Proda ka plotësuar tre kushtet, nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë; nivel i besueshëm në vlerësimin e kontrollin e figurës; nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale.

(Kliko këtu: Vendimi i AMP për konfirmimin në detyrë të Ilir Prodës)

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdari: 17/09/2024 13:48

    Ky eshte lajm shume i vjeter, ka mbi 1 muaj qe e kane marre ne pyetje dhe i kane sekuestruar celularin. Madje prej kqyrjes ka rezultuar, se Proda , gjate zhvillimit te operacionit i ka cuar mesazh nje personi , (jo punonjes policie) se do benin kontrolle tek Copajt. Medemek,edhe kandidat per Drejtues te Policise se Shtetit.

    Përgjigju
  • Sapa: 17/09/2024 13:37

    Agjentet e BKH!ata marrin alamet rrogash por bejne pazar me postin qe kane.

    Përgjigju
  • Ervini: 17/09/2024 13:19

    Hetoni edhe Taulant Ballen.

    Përgjigju
    • Peshku prishet nga koka: 17/09/2024 18:10

      Taulant Balla duhet te jete i pari qe duhet futur ne burg. Toyota Yaris edhe lidhjet me krimin e organizuar kur udhehiqte ministrine nderkohe qe duhet ti luftonte eshte arsye e mjaftueshme te cohet ne burg. Udhehiq me shembull eshte kjo pune. Si ben i madhi bejne edhe te vegjelit. E qelben gjithe vendin keta kriminele

  • At nikolla: 17/09/2024 13:19

    Klyshet e Taulantit edhe Suelit, po terrorizojn te gjith popullin Elbasanas, meshkuj pa kurrefar identiteti, polic edhe me nder lind nuk behesh, por ju jeni llumi I vendit, ndersa per kto copjet, djem dylbera, pa kurrefar peshe,I lumt pushka atyre Alibejve ,I dolen kunder te gjith edhe prap nuk u dorezuan

    Përgjigju
    • Tomi: 17/09/2024 15:02

      Votojini pra kunder, ose durojini pa fund

  • Qyteti: 17/09/2024 12:03

    Hetoni ballen se skeni par asgje deri tani

    Përgjigju
  • Qytetari: 17/09/2024 11:51

    Hetoni pak edhe Taulantin se do habiteni.

    Përgjigju
  • simon: 17/09/2024 11:39

    Duke parë që kurupsioni dhe krimi ka hyrë thellë në polici e ushtri urgjentisht duhet të ngrihen gjykatat ushtarake sepse të tillët duhen dënuar shum rreptë.

    Përgjigju
  • Che: 17/09/2024 11:36

    Ilir proda qeni i suel celes qe ben cti thot sulltani suel cela qe pa dhena ai leje nuk behet as nje operacion nga policia apo arrestim arrestohen vetem ato qe do sueli bashk me shokt si aksioni fundit qe u arrestuan vetem personat qe nuk funizohen me drog tek njerzit e suelit apo ato qe nuk kan llotot e suelit, armiq te popullit jeni turp

    Përgjigju
  • I pabesi: 17/09/2024 11:20

    Keta polica qe bashkepunojne me vrasesit duhet te denohen me burgim te perjetshem pa gjyq fare , te arrish deri ne ate pike sa te shpetosh nga burgu kriminela te ndyre te atij niveli esgte skandal . Keta plera te pabese kane vrare shoket e tyre dhe jo me policat qe nuk i kane asgje prandaj duhet te mendohen mire ata qe bashkepunojne me jeto funderrina

    Përgjigju
    • Lala: 17/09/2024 16:09

      jo ore jo cfare shoku po arsyeja pse e nxori deputeti nga burgu ti vriste gjaksin

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?