Maldin Kaçurri

Debutoi me Arsenalin, Alban Bushi merr te Shpresat Maldin Kaçurrin

1 Tetor, 10:52| Përditesimi: 1 Tetor, 10:53

  • Share

Maldin Kaçurri, mbrojtësi i Arsenalit po bën hapa të mëdhenj në karrierë. Këtë sezon djaloshi 18-vjeçar debutoi në ekipin e parë të "Topçinjve" në Kupë dhe është pjesë e pandarë e ekipit të Mikel Artetas, duke qenë në stol dhe i gatshëm për skuadrën nga 'Emirates'.

Pjesë e U-19 së Shqipërisë, Kaçurri tanimë ka marrë ftesën nga Alban Bushi, trajneri i ekipit U-21 kuqezi. Me kalimin te Shpresat, Kaçurri do jetë një forcë më shumë edhe për ekipin e parë të Sylvinhos, që mund të motivojë djaloshin që luan në qendër të mbrojtjes dhe te Arsenal e shohin si shpresa e të ardhmes.

Shpresat luajnë kundër Armenisë U-21 për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe në Grupin E, duel që është planifikuar më 15 tetor në orën 18:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?